LAJMI I FUNDIT:

Detajet e pjesës së pasme, tregojnë për shpejtësinë që do të ketë Porsche 911 (Foto)

Detajet e pjesës së pasme, tregojnë për shpejtësinë që do të ketë Porsche 911 (Foto)

Me afrimin e datës së prezantimit, po mësohen edhe detajet e modelit të ri nga Porsche

Javëve të fundit, kemi marrë lajme të shumta për Porsche 911 të re, fal imazheve të shkrepura prej spiunëve, transmeton Telegrafi. Pasi është në fazat e fundit të para prezantimit, po shfaqet çdo ditë e më shumë, me sa më pak kamuflazh.


Së fundmi, është fokusuar pjesa e pasme, me krahun gjigant dhe të shkathët për t’ia ndal hovin, si dhe dy gypa gjigant për nxjerrjen e gazrave. Shtuar faktin se ka kapëse të mëdha për frenim, mund të supozohet se ky 911 do të jetë shumë i fuqishëm dhe të lëvizë me shpejtësi të lartë.

Ende nuk dihet kur do të prezantohet zyrtarisht, vetëm se është thënë që kjo do të ndodhë shpejtë. Deri më tani, ka lajme të pakonfirmuara, se mund ta shohim gjatë nëntorit të Los Angeles. /Telegrafi/