LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga vrasja e 26 vjeçarit nga Gostivari (Video)

Detaje nga vrasja e 26 vjeçarit nga Gostivari (Video)

Një banorë i Gostivarit ka humbur jetën pasi që mbrëmë është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut. Tani më i ndjeri, ka pasur mosmarrëveshje me një person tjetër rreth ndonjë shkelje në komunikacion. Nga MPB e kanë konfirmuar rastin, duke thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 40 minuta në Gostivar, ku personi me iniciale N.D 47 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri 26 vjeçarin me iniciale A.A pas një zënke verbale .

“Në rrugën ‘Sedek Kostovski’ derisa personi me iniciale N.D(47) nga fshati Çajle, ka lëvizur me makinën e tij ‘Xhip Kia’, në të cilin ka qenë familja e tij, në një moment përpara tij është ndalur një veturë ‘Golf 3’, i drejtuar nga A.A(26) nga Gostivari. Pasiqë A.A ka ndaluar në mënyrë të paligjshme, në mes të të njëjtëve ka ndodhur një grindje verbale, pas së cilës A.A nga vetura e tij ka nxjerrur shufër hekuri me të cilën ka filluar ta godasë veturën e N.D. Në atë moment N.D nga vetura ka nxjerrur pistoletë “Bereta” kalibër 9mm të cilën e ka pasur me leje, ka shtënë 3 plumba në drejtim të personit A.A, derisa me një plumb e ka qëlluar në bark.“, thuhet në njoftimin e MPB-së mbi rastin njofton Tv Shenja.


Pas kësaj sipas MPB, personi A.A është dërguar në qendrën e emergjencës në Gostivar, por për shkak të lëndimeve serioze, më pas është dërguar në Qendrën e emergjencës së Shkup, ku për shkak të lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë pas mesnate. Pas ngjarjes, personi N.D e ka braktisur vendin e ngjarjes dhe rreth orës 23.00 vetë është dorëzuar në stacionin policor në Gostivar. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori