LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga shkollimi i Kim Jong-Un në Zvicër, paraqitej me emër të rremë – shmangte kontaktin me femrat (Foto/Video)

Detaje nga shkollimi i Kim Jong-Un në Zvicër, paraqitej me emër të rremë – shmangte kontaktin me femrat (Foto/Video)

Zhoao Mikaelo, djali i emigrantit portugez në Zvicër, kujton kur në klasën e tij u fut bashkëmoshatari nga Azia që kishte mbathur atlete të shtrenjta. Arsimtarët e prezantuan djaloshin si Pak Un, djalin e diplomatit të Koresë së Veriut. Zhoao ishte ulur i vetëm në bankë dhe për këtë arsye afër tij qëndroi nxënësi i ri, shkruan Politico.

Ata shpejtë u bënë shokë të mirë, pasi që të dyve nuk u pëlqente të mësojnë. Pak Un skuqej sa herë që arsimtarët i kërkonin të ngritet në këmbë dhe të përgjigjet në ndonjë pyetje në prezencë të shokëve dhe shoqeve të klasës, jo që mund të mos i dinte përgjigjet, por pasi që kishte vështirësi t’i shqiptojë fjalët në gjuhën zvicerane. Megjithatë atë e ndihmoi Zhoao që ta mësojë gjuhën, kurse Pak si këmbim e ndihmonte në matematikë, transmeton Telegrafi.


Ai e kujton djaloshin nga Koreja e Veriut si një djalë të qetë dhe shumë të vendosur. Natyrisht se djaloshi nga Koreja e Veriut nuk ishte Pak Un, djali i diplomatit në Zvicër, por trashëgimtari i liderit të atëhershëm i Koresë së Veriut, Kim Jong-Il, sot lider i vendit më të izoluar në botë.

Shokët e shkollës disa vite më vonë e kuptuan se kishin ndarë bankat e shkollës me Kim Jong-Un. E kur në vitin 2010 u bë e ditur se ai do ta pasojë babanë e tij, analistët konsideronin se për shkak të katër viteve që i kishte kaluar në shkollim në Zvicër, do të jetë më i hapur dhe më liberal për dallim nga babai dhe gjyshi.

Megjithatë, ndodhi e kundërta, shkruan Ana Fifield në librin “Trashëgimtari i madh: Fati i shokut Kim Jong-Un”. Raportohet se gjatë vitit 1996, Kim i ishte bashkuar në Bern vëllait të tij të madh Kim Jong-Chol. Jetonin në periferi të Bernit me tezen e tyre Ko Jong-Suk dhe bashkëshortin e saj.

Ish-senatori italian, Rizzi: Kim Jong-un është tifoz i Interit, nuk guxoja t'i flisja për Juventusin  
Lexo po ashtu Ish-senatori italian, Rizzi: Kim Jong-un është tifoz i Interit, nuk guxoja t'i flisja për Juventusin  

“Kemi jetuar në një shtëpi të zakonshme si një familje normale. Jam sjellë sikur të isha e ëma e tyre. Në shtëpinë tonë shpesh u vinin shokë. Ka qenë një fëmijëri e zakonshme me ahengje të organizuara për ditëlindje me shumë dhurata”, ka shpjeguar tezja e Kimit, njëzetë vite më vonë.

Brenga e tyre e vetme ishte që të bëjnë të pamundurën që të mos zbulohen identitetet e tyre të vërtetë. Kim përdorte një emër tjetër derisa jetonte në një ndërtesë, në të cilën regjimi i Koresë së Veriut i kishte blerë gjashtë apartamente për katër milionë franga për familjet e zyrtarëve të saj.

Kim shijonte në maksimum jetën e atëhershme moderne duke shikuar filma që asokohe shfaqeshin me vonesë nëpër kinema, kurse në veçanti i pëlqenin filmat e aktorit Jackie Chan si dhe aventurat e spiunit britanik James Bond. Atij i pëlqente basketbolli dhe shpesh luante në palestër.

Tek shokët lavdërohej me ndërresën origjinal të legjendës së NBA, Michael Jordan, që barte numrin 23 në Chicago Bulls, kurse atletet “Air Jordan” dhe topin i kishte me logo të NBA ligës. Megjithatë, derisa luante basketboll, filloi të shfaqet ana e tij agresive. Sa herë të humbte, shante dhe godiste kokën në mur.

E pas dy viteve që i kaloi në Zvicër, bota e Kimit u kthye përmbys kur kuptoi se e ëma e tij vuan nga kanceri në gji dhe se parashikimet e mjekëve nuk ishin edhe aq shumë shpresëdhënëse. Në anën tjetër, raportet e tezes së Kimit me Pyonyong ishin pothuajse zero dhe për këtë arsye u detyruan të largohen nga Zvicra dhe të kërkojnë azil në SHBA.

Kështu Kim u regjistrua në një shkollë tjetër në Zvicër në Libefeld. Shokët e asaj shkolle e kujtojnë si një njeri shumë agresiv, transmeton Telegrafi.

“Na godiste në këmbë dhe vazhdimisht na shante”, ka deklaruar një zviceran.

“Vazhdimisht shmangte kontaktet me femra. Ka qenë tip që pëlqente vetminë dhe nuk fliste shumë për jetën e tij private”, ka shpjeguar mikesha e atëhershme e Kimit.

Ndërkaq notat edhe pse nuk i kishte dhe aq të mirë, arrinte t’i kalonte provimet më saktësisht me 7,8 dhe 9. E në vitin 2001, një muaj para klasës së nëntë, Kim i kishte thënë Zhoao se e kishte urdhëruar babai të kthehet në Korenë e Veriut, duke mos i treguar pse. Miqtë tjerë nuk i kishte njoftuar fare për largimin nga Zvicëra. Thjesht nuk është shfaqur më në shkollë. Kurse miqtë e tij 10 vite më vonë e panë në televizor, kur u shpall në tarracën e rezidencës në Pyongyong ku babai e shpalli si trashëgimtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori