LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksioni kundër fajdexhinjve në Gjakovë – sekuestrohen armë, vetura e para

Detaje nga aksioni kundër fajdexhinjve në Gjakovë – sekuestrohen armë, vetura e para

Prokuroria Themelore në Gjakovë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar sot një aksion kundër fajdexhinjve në 10 lokacione në rajonin e Gjakovës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Enis Gashi në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona kurse dy të tjerë janë në kërkim.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disamujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, në bashkëpunim me policinë, sot nga ora 06:00 është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpi dhe objekte tjera përcjellëse. Kjo bastisjes është realizuar ndaj 7 të pandehurve në 10 lokacione. 5 prej tyre janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim”, ka thënë Gashi.


Ai ka shtuar se gjatë batisjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale gjërat e të dyshuarve që janë përfituar me kryerje të veprës penale “fajde”

Ndërsa hetuesi rajonal i Policisë, Bekim Avdijaj, ka treguar se çfarë prova materiale janë sekuestruar gjatë bastisjes.

“Si prova materiale janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, katër armë, 12 telefona mobilë dhe pajisje tjera, 8,758 euro dhe 30,600 lekë shqiptare”, tha Avdijaj.

Në këtë konferencë është theksuar se të gjithë të pandehurit kanë të kaluar kriminale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori