LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Problemi për Ligjin për Prokurorinë Publike nuk është Janeva, por procedurat e PSP-së

Deskoska: Problemi për Ligjin për Prokurorinë Publike nuk është Janeva, por procedurat e PSP-së

Guri pengesë për rrjedhjen e bisedimeve për Ligjin për Prokurorinë Publike nuk është Katica Janeva por kërkesat për mbylljen e procedurave të cilat kanë filluar nga PSP pas periudhës nga 18 muajt e parë dhe shkatërrimin e dëshmive të mbledhura. Kjo është çështja kyçe për të cilat ka dallime, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Çështjet tjera, sipas Deskoskës, janë çështje që ka “mejdan” për të biseduar.


“Të rëndësishme janë principet të cilat duhet të miratohen në ligj, ndërsa jo interesat personale ose përplasjet. Me atë se ligji i ri parashikon që dy prokuroritë, për krim të organizuar dhe PSP të bashkohen, është logjike që të gjithë prokurorët të cilët kanë mandat dhe të gjithë të punësuarit në të dyja prokuroritë të kalojnë në prokurorinë e re. Katica Janeva nuk hyn në këtë grup, sepse mandati i saj skadon me 15 shtator. Por, kur bisedojmë për persona konkret, pa marrë parasysh se a është prokurorë ose i punësuar në prokurori, duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse dëshmohet përgjegjësia e tyre penale, ata me vendim gjyqësor do të largohen nga vendet e tyre të punës, pa marrë parasysh se ligji ku parashikon vazhdimin e karrierës së tyre”, tha Deskoska për gazetën “Nezavisen”.

Takimi i fundit në mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës për Ligjin e Prokurorisë Publike u mbaj në korrik edhe pse ato priteshin që të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori