LAJMI I FUNDIT:

Dështon zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor

Dështon zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor

Dështon përpjekja e parë për zgjedhje të kryetarit të Këshillit gjyqësor republikan. Dy kandidatët prej gjithsej 13 votave, morën nga gjashtë, ndërsa një votë ishte shpallur e pavlefshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pajtim me rregulloren për punë, në raste të këtilla është paraparë përsëritja e procedurës për zgjedhje të kandidatëve.


Edhe pse fillimisht anëtarët u pajtuan që sërish të zgjedhin, prapë se prapë vendosën ta anulojnë seancën për nesër.

Kandidatë për kryetar ishin Lidija Kanaçkoviq, ish gjykatëse në Gjykatën e lartë administrative dhe Zoran Karaxhovski, ish gjykatës në Gjykatën e apelit në Manastir./Telegrafi/