LAJMI I FUNDIT:

Dështon përpjekja e Serbisë për ta përjashtuar Kosovën nga Forumi Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike në Gjenevë

Dështon përpjekja e Serbisë për ta përjashtuar Kosovën nga Forumi Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike në Gjenevë

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Fatmir Haxholli po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike në Gjenevë.

Pjesë e këtij forumi është edhe Serbia, e cila ka vazhduar me fushatën e saj kundër Kosovës.


Kështu ka bërë të ditur Haxholli përmes një postimi në Facebook.

” Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Serbisë, Mirjana Milosavljevic, në tentativën e dështuar për sfidimin e pjesëmarrjes së Akademisë së Republikës së Kosovës, ka lëshuar punimet.

Ndonëse supozohej që Akademia Diplomatike e Serbisë, do të duhej ta dijë, që nuk mund t’i bartë ngarkesat në një Forum Ndërkombëtar, aq më pak në një Forum Diplomatik, ajo sikurse të gjitha institucionet e atij vendi, nuk po arrijnë t’i përshtaten realitetit të ri ndërkombëtar, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrës i barabartë dhe aktiv”, ka shkruar Haxholli.

Postimi i plotë:

Forumi Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike

Në kuadër të punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike, të mbajtura në Gjenevë, në kapacitet të barabartë, po merr pjesë edhe Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës.

Në këtë ngjarje globale, po marrin pjesë pothuaj të gjitha Akademitë dhe Institutet, nga shumica e Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika dhe Paqësori.

Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Serbisë, Mirjana Milosavljevic, në tentativën e dështuar për sfidimin e pjesëmarrjes sē Akademisë së Republikës së Kosovës, ka lëshuar punimet.

Ndonëse supozohej që Akademia Diplomatike e Serbisë, do të duhej ta dijë, që nuk mund t’i bartë ngarkesat në një Forum Ndërkombëtar, aq më pak në një Forum Diplomatik, ajo sikurse të gjitha institucionet e atij vendi, nuk po arrijnë t’i përshtaten realitetit të ri ndërkombëtar, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrës i barabartë dhe aktiv.

Nē konfuzion, por edhe në rast dështimi, për ta mohuar më vonë autorsinë, ajo ka lënë një letër shpjeguese, pa logo të institucionit, pa emër, kundër pjesëmarrjes së Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës.

Homologëve ju shpjegova se përpos që ky është veprim jo diplomatik, njëherësh është edhe veprim ilegal dhe kundër frymës së punimeve të Forumit.

U pajtuam që përkohësisht, këtë sjellje ta trajtojmë si të izoluar, dhe të vazhdojmë me frymen pozitive të Forumit, në të cilin tashmë kam marrë premtime që do të përkrahet Adademia Diplomatike nga disa prej institucionve homologe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori