Bekim Musa, dëshmitari në gjykimin për krime lufte të Zoran Vukotiqit, tregoi si i akuzuari e detyroi të rrahet me vëllanë.
Në gjykimin e Zoran Vukotiqit për krime lufte ndaj popullatës civile në zonën e Vushtrrisë, dëshmitari Bekim Musa tregoi për maltretimet që tha se ia ka bërë atij dhe të tjerëve i akuzuari.
Bekim Musa tregoi në gjykatë se ishte i burgosur bashkë me vëllanë e tij, ndërsa rrëfeu se si Vukotiq i kishte detyruar dy vëllezërit të rrihen mes vete.
“Zorani më ka detyruar me u rrahë me vëllain tim Shukriun”, tha dëshmitari Musa.
Ai më pas shpjegoi në detaje se si ndodhi kjo rrahje.
“Na kanë qit ballë për ballë sikur në ring dhe na kanë thanë me u rrah në mes veti. Ne kemi fillu me u rrah pak, pastaj Zorani më ka godit me shuplakë dhe më ka thanë jo kshtu, më shumë. Pas kësaj i kam thanë vellait më mirë me më rrahë ti, sesa me na rrahë kta dhe kemi fillu me u rrahë me njëri-tjetrin”, tha dëshmitari Musa.
Duke iu përgjigjur pytejeve të prokurorit se si silleshin të burgosurit në Smrekonicë kur në ndërrim ishte Zoran Vukotiqi, dëshmitari tha se kishte të burgosur që për t’iu shmangur maltretimeve nuk shkonin as për të ngrënë bukë në kuzhinën e burgut.
“Sa kemi qëndru në Burgun e Smrekonicës, e di që kur ka qenë radha që Zorani me ba roje, të gjithë të burgosurit frikësoheshin. Ka pasë edhe prej atyre qe as bukë nuk kanë shku me hangër për shkak të frikës nga ai”, tha dëshmitari Musa.
Ai përmendi edhe një rast tjetër kur tha se u rrah nga Zoran Vukotiqi.
“Zorani më ka rrahur me pendrek duarve, kur kam shkuar ne kuzhinë për të ngrënë bukë”, tha dëshmitari.
Bekim Musa tha se ka dëgjuar se tash i akuzuari Vukotiq e kishte detyruar një të burgosur ta rrihte babanë e tij.
“Me pa nuk e kam pa, por kam ndi që e kanë detyru djalin me e rrah babain dhe krejtve na ka ardhë shumë keq, se ma zor se me rrah djali babën nuk ka, aq më pak kur je i detyruar”, tha dëshmitari.
Në seancën e kaluar njëri nga dëshmitarët tregoi se e kishte parë Vukotiqin teksa kishte vrarë një 14 vjeçar në Studime të Vushtrrisë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, i akuzuari në mes datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist nga stacioni i policisë në Vushtrri në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë nga radhët e forcave serbe, mori pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare, e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Epërme në Studime të Poshtme.
Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, popullata civile në mënyrë të qëllimshme i është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafunda, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.
Në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për të cilët i akuzuari bart përgjegjësi direkte ose në bashkëpunim me të tjerë ishin: Ekrem Mulaku, Xhavit Mulaku, Fatmir (Ahmet) Gerxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Ademi, një 14 vjeçar i paidentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gerxhaliu dhe Musa Gerxhaliu.
një Aktakuzë tjetër ndaj Vukotiqit u ngrit më 17 maj të këtij viti nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Vukotiq akuzohet se më 5 maj 1999 në Vushtrri bashkëkryerje me të akuzuarin Goroljub Paunoviq, në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të policisë dhe ushtrisë serbe dhe të armatosur me thika, pistoleta dhe pushkë automatike, kanë rrahur dhe plaçkitur persona të ndryshëm civilë të nacionalitetit shqiptar nëpër oborre dhe shtëpitë e lagjes.
Në aktakuzë më tutje tregohet se Vukotiq e Paunoviq me dashje kanë rrahur dhe pastaj edhe vrarë katër persona civilë shqiptarë të identifikuar si: Enver Rustolli, Hamdi Fazliu, Avdulla Fazliu dhe Fahredin Fazliu.
Vukotiq akuzohet edhe për trajtimin çnjerëzor të 17 personave, të cilëve, sipas aktakuzës u shkaktoi lëndime të rënda fizike dhe psikike, pasoja të cilat të dëmtuarit i bartin ende.
Vukotiq ngarkohet edhe se me dashje dhe dhunshëm ka plaçkitur të holla në shuma të ndryshme, flori dhe gjëra tjera të çmueshme nga civilët e nacionalitetit shqiptar, konkretisht nga 8 të dëmtuar dhe njëkohësisht dëshmitarë.
Vukotiq është deklarauar i pafajshëm në raport me dy aktakuzat e ngritura ndaj tij. Ai ishte ekstraduar nga Mali i Zi në Kosovë në nëntor të vitit 2016. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3