LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari rrëfen krimin në Tiranë: U përleshën, pastaj ai e qëlloi (Video)

Dëshmitari rrëfen krimin në Tiranë: U përleshën, pastaj ai e qëlloi (Video)

Ariela Murati u përlesh me Aldison Belulajn para se ai të nxirrte nga brezi një pistoletë pa leje dhe ta qëllonte në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Në pak sekonda, ai qëlloi edhe veten, para shumë dëshmitarëve, njëri prej të cilëve e rrëfen kështu ngjarjen para kameras së Televizionit Klan.


“Ai e goditi njëherë këtu, ishin duke u kacafytur. Ishin edhe dy vajza të tjera, njëra e mbante kështu në gjoks vajzën kur u vra. Debatonin që këtej ata rrugës. Dëgjova që u shti dy herë me pistoletë, pashë vajzën që ra atje, pashe dhe vajzën që ra në drejtim këtej.

21-vjeçarja, studente e Juridikut, ishte me të motrën dhe një vajzë tjetër dhe po shkonte në shtëpinë që kishte me qira pranë Universitetit të Mjekësisë, kur Belulaj, studenti i Infermierisë, u doli përpara. Por dy vajzat e tjera nuk mundën ta shpëtonin.

E rëndë: Tiranë, djali qëllon me armë një vajzë dhe më pas veten (Foto)
Lexo po ashtu E rëndë: Tiranë, djali qëllon me armë një vajzë dhe më pas veten (Foto)

Një dëshmitar tjetër i tha Televizionit Klan se një shofer që kishte parë vajzën duke u konfliktuar me Aldison Belulajn kishte tentuar të ndërhynte, por kur kishte parë armën, ishte tërhequr.

Sipas hetuesve autori i krimit dhe viktima kanë përshkuar një distancë prej rreth 40-50 metra së bashku duke u konfliktuar dhe debatuar.

Sapo ka mbërritur pranë hyrjes së Universitetit të Mjekësisë, 23-vjeçari Belulaj ka nxjerrë armën. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Krimi i pasionit, përcillet në banesën e fundit 21-vjeçaraja, që u vra në Tiranë
Lexo po ashtu Krimi i pasionit, përcillet në banesën e fundit 21-vjeçaraja, që u vra në Tiranë

“Kemi dëmtime të rrënjës së hundës, kemi dëmtime intrakraniale, ose të trurit. Është një zonë goxha e madhe hemorragjike, nga ana e djathtë ballore, por më e keqja është enjtja e gjithë trurit”.

Edhe pse në Reanimacion, oficerët e policisë kanë kryer procedurat për arrestimin e tij, me akuzën e vrasjes me paramendim. Për të hedhur dritë mbi motivet, hetuesit po vijojnë me marrjen e dëshmive të personave të tjerë që mund të kenë pasur dijeni mbi historinë e dy të rinjve, që kishin qenë në të njëjtën shkollë në gjimnaz, në Zharrëz të Fierit. Dëshmitë e deritanishme flasin se shkak i vrasjes është bërë refuzimi që Ariela i bëri kërkesës së 23-vjeçarit për t’u lidhur me të.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori