LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari Cahn thotë gjatë 1999-ës kishte situatë anarkie: I kemi parë civilët duke djegur shtëpi

Dëshmitari Cahn thotë gjatë 1999-ës kishte situatë anarkie: I kemi parë civilët duke djegur shtëpi

Dëshmitari Claude Cahn në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, tha se nuk i kujtohet të ketë parë shtëpi të djegura në Krushë të Madhe dhe të ketë pasur masakër aty.

“Nuk më kujtohet që kam parë shtëpi të djegura në Krushë të Madhe dhe nuk e di se aty të ketë ndodhur një masakër”, tha dëshmitari Cahn, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Aidan Ellis, se a ka parë shtëpi të djegura gjatë vizitës së bërë në Krushë të Madhe dhe se a ka dëgjuar që në këtë vend ka pasur një masakër.

Paraprakisht, dëshmitari Cahn e konfirmoi që ka vizituar një vend, siç tha ai që ishte 15-20 minuta larg nga Prizrenit dhe se quhej Krusha e Madhe.

Pyetje plotësuese për dëshmitarin pati edhe prokurorja Jasmine Shahabbudin, e cila e pyeti lidhur me intervistat që ka zhvilluar me personat e komunitetit rom, që sipas saj janë dërguar në vendet e ndalimit nga persona me uniformë të UÇK-së.

Ajo e pyeti dëshmitarin se a ka ndonjë karakteristikë të përbashkët të rrëfimit që e kanë dhënë viktimat.

Sipas dëshmitarit, flitej për formulime që ishin shumë të qarta që tregonin që personat ishin rrahur me shkopinj, që iu ishte vënë rryma, që iu ishin bërë pyetje të tilla se çfarë kishin vjedhur, pra nuk bëhej fjalë për nuansim të gjuhës, por tha se flitej për situata të qartë të abuzimit të këtyre personave.

Dëshmitari Cahn thotë se nuk ka biseduar me KFOR-in për strukturën e UÇK-së

Dëshmitari Claude Cahn tha se gjatë qëndrimit në Kosovë nuk kanë folur për strukturën e UÇK-së me KFOR-in.

Këtë përgjigje, ai e dha në pyetjen e avokatit të Rexhep Selimit, Eric Tully, se a kanë biseduar me KFOR-in për strukturën e UÇK-së.

Dëshmitari tha se intervistat me romët i ka zhvilluar në gjuhën rumunishte, me ndihmën e një qytetari rom nga Maqedonia, ndërsa ai pyetjet i ka bërë në gjuhën angleze.

Paraprakisht, avokatja e Kadri Veselit, Annie O’Reilly, e pyeti atë për ditët e qëndrimit në Kosovë dhe vendet që ka qenë gjatë qëndrimit në Kosovë, ku sipas dëshmitarit ka qëndruar pesë apo gjashtë ditë dhe ka vizituar Prizrenin me disa fshatra, dhe Gjakovën.

Ndryshe, dëshmitari Claude Cahn, në kohën e qëndrimit në Kosovë ka qenë punonjës i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC).

Dëshmitari Cahn thotë gjatë 1999-ës kishte situatë anarkie: I kemi parë civilët duke djegur shtëpi

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Claude Cahn tha se me 1999 kanë parë civil duke djegur shtëpi dhe se situata në Kosovë ngjasonte me anarki.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Thaçit, dëshmitari tha se civilët silleshin çuditshëm gjatë asaj kohe.

“Pamë persona civil që digjnin shtëpi. Pam persona civil që silleshin sipas meje në një mënyrë të çuditshme. Ka qenë një komunitet romë që duhet të shkonim me taksi në periferi të Prizrenit dhe të dyja herët nuk na u hiqej shoferi donte që ta interpretonte çdo gjë që thoshin romët dhe nuk hiqej se nuk hiqej. Kemi parë shumë civil që silleshin çuditshëm. Ishte një situatë anarkie”, tha dëshmitari Cahn.

Duke u  përgjigjur në pyetjet e avokates Tavokoli dëshmitari tha se nuk ka qenë në dijeni që Hashim Thaçi bënte thirrje që t’i jepej fund dhunës duke përfshirë edhe atë ndaj romëve.

Dëshmitari tha se deri pas 2000-ës u bë situata normale pasi që deri në atë kohë kishte dhunë.

Me këtë përfundoi pyetjet mbrojtja e Hashim Thaçit duke vazhduar më pas me ekipet tjera të mbrojtjes.

Dëshmitari Claude Cahn flet për shkeljet e të drejtave të romëve gjatë 1999-ës në Kosovë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë  dëshmitari i 50-të, Claude Cahn i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky dëshmitar mban kodin 02475 në këtë çështje gjyqësore dhe sipas përmbledhjes së lexuar në seancën gjyqësore nga përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja Jasmine Shahabbudin u tha se ai do të flas lidhur me shkeljet e dokumentuara të të drejtave të njeriut të romëve në Kosovë gjatë punës së tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) në korrik 1999.

Duke folur për gjendjen e romëve gjatë vitit 1999, dëshmitari tha se ishin në faza të ndryshme të traumës gjatë asaj kohe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Njerëzit ishin shokuar. Ishin në faza të ndryshme traume. Shumë prej tyre kishin lëndime të dukshme fizike që mund të shiheshin me sy, kështu që nuk ishin e vështirë të kuptohej se pse ishin në atë nivel stresi që ishin. Intervistat që kemi realizuar në “Terzi Mahall” kanë qenë ndër ditët e para të intervistave të realizuar nga ne. Ne mund të shikonim edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit dhe për ne ishte e qartë se edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit ishin të shqetësuar… në mësuam që ajo zonë konsiderohej si zonë e sigurt dhe kishte persona të tjerë që vini përreth dhe kishte dy pjesëtarë të KFOR-it që qëndronin”, tha dëshmitari.

I pyetur se si e përshkruan gjendjen mendore të të intervistuarve, dëshmitari tha se kanë qenë të traumatizuar.

“Të stresuar, të shokuar, të traumatizuar… ishte e dukshme që ishin të frikësuar, të traumatizuar, ishin në shok edhe për anëtarët e tjerë të familjes”, tha dëshmitari.

Ndërsa për gjendjen në Kosovë, dëshmitari tha se ishte një situatë anarkie e vërtetë.

“Ishte një situatë anarkie e vërtetë. Ishte situatë e dhunshme. Për shembull shikoje persona të armatosur që ishin në traktor e që vozisnin nëpër lagje. Kishte njerëz që kërkonin mbrojtje. Kishte ndryshuar regjimi dhe kishte një pushtet të ri dhe njerëzit po mundoheshin të përshtateshin… dhuna ishte shumë e prekshme. Shtëpitë sulmoheshin gjatë natës”, tha dëshmitari.

Me kaq përfundoi pyetjet përfaqësuesja e ZPS-së për të filluar më pas me kundërpyetje mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokates Nina Tavokoli e cila pyeti atë lidhur me një raport që ai kishte shkruar për Kosovën.

Në këtë raport, dëshmitari kishte shkruar se kishte përshtypje se disa intelektual romë kishin mbajtur anën e shtetit Jugosllav në luftën e Kosovës dhe se ishin parë të kenë marrë pjesë në protestat në Beograd.

“Mund të thoja që kishte disa persona që numëroheshin në gishta të dorës si në rastin e romëve që gjendeshin në Kosovë që ishin larguar nga puna. Kishte romë që ishin mbështetës të shqiptarëve”, tha ndër tjerash dëshmitari.

Në një pjesë të tekstit sipas avokates dëshmitari kishte shkruar se gjatë viteve të 90-ta kishte një spastrim të shqiptarëve nëpër administrata dhe kështu ata u zëvendësuan e që si rrjedhojë romët u bënë objekt i armiqësisë së kauzës nacionaliste shqiptare.

“Romët ishin në mes dy zjarreve. Ishte një përpjekje e vazhdueshme që të jetohet në mes dy bashkësive që ishin në konflikt me njëra tjetrën. Ishte e vështirë që të ishte asnjanës”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se kishte një besnikëri ndaj Beogradit nga romët dhe jo romët.

“Do të shtoja se shumë intelektual romë dhe jo romë e perceptonin Jugosllavinë si shumëkombëshe si një familje ku kishte edhe frikë dhe nuk iu besohej acionalizmave të ndryshme. Kishte njëfarë besnikërie ndaj Beogradit si simbol i Jugosllavisë.”, tha dëshmitari.

Për rolin e romëve në situatën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 dëshmitari tha se kishte interpretime të ndryshme nga këta të parët dhe shqiptarët mirëpo kishte përputhje në deklaratat për punët që ata kanë bërë.

“Romët thoshin se policia serbe na merrnin me vete nën kërcënimin e armëve dhe na thoshin eja me ne dhe të shkonim në dyqane dhe na urdhëronin që të merrnim gjëra. Ata thoshin se serbët merrnin burrat romë dhe i urdhëronin që t’i varrosnin shqiptarët. Shqiptarët thoshin se romët kanë bërë punën e pisët të serbëve. Në njëfarë mënyre kishte njëfarë përputhje në atë se çfarë kanë thënë romet se kanë bërë që nga shkurti deri në fillim të qershorit por që interpretimi ishte ndryshe”, tha dëshmitari.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjas afërsisht një ditë. Megjithatë, Smith III tha se mbrojtja e viktimave nuk ka paraparë që të parashtrojë pyetje për këtë dëshmitar.

Vlen të theksohet se dëshmia e këtij dëshmitari filloi pas mbarimit të dëshmisë së dëshmitarit 49-të të ZPS-së.

Gjatë kësaj seance u pranuan si prova materiale deklaratat e mëhershme të të dy dëshmitarëve si dhe materialeve përcjellëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori