LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia e Sabri Hamitit në gjykimin ndaj Glauk Konjufcës për gazin lotësjellës në Kuvend

Dëshmia e Sabri Hamitit në gjykimin ndaj Glauk Konjufcës për gazin lotësjellës në Kuvend

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, dhanë dëshmitë e tyre lidhur me akuzat ndaj Glauk Konjufcës për hedhje të gazit lotsjellës në gusht të vitit 2016 në Kuvend.

Hamiti si dëshmitar i Prokurorisë, tha se përfaqësuesit e Vetëvendosjes ishin ata që kishin hedhur gazin lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 10 gusht të vitit 2016.


Dëshmitari përmendi Aida Dërgutin dhe Glauk Konjufcën si përfaqësues të Vetëvendosjes që kanë hedhur gazin lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë.

“Këta e kanë hedhur tinëza, e kanë hedhë nër tavolinë, unë s`i kam fotografu”, “E ka hedhë njani prej tyre”- ishte përgjigja e ish- deputetit të LDK-së.

Kur u pyet konkretisht nga prokurori, Besart Mustafa se “A e keni parë Konjufcën duke e hedhur gazin?”, dëshmitari tha se nuk ka shpjegim për këtë pyetje.

“Nuk kam shpjegim, gazi është hedhur, qysh nuk shihet dora saktë, se çka gjuan nër tavolinë as ti s’munesh {me pa}”- ishte përgjigja e Hamitit.

Dëshmitari tha se nga hedhja e gazit lotësjellës nuk kishte arritur të mbahet mbledhja pasi që ishin dashur të largoheshin nga salla ku pritej të mbahej takimi.

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Konjufcës, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Lexo po ashtu Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Konjufcës, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Avokatja e Glauk Konjufcës, Arbnora Zeqiri pyeti dëshmitarin se nga gazi lotsjellës a ishte ndjerë i shqetësuar, ky i fundit tha se ndihet i shqetësuar edhe nëse dikush gënjen.

“Unë ndihem i shqetësuar edhe kur rren dikush”- ishte reagimi i dëshmitarit, i cili vazhdoi të replikonte lidhur me këtë pyetje të avokates.

Pas Hamitit dëshmitar tjetër i propozuar për t`u dëgjuar për këtë rast ishte edhe Sllobodan Petroviq.

Petroviq tha se më 10 gusht 2016 kishin ndodhur disa ngjarje në Kuvend lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës por që nuk ka njohuri se kush e ka hedhur gazin apo si.

“Atë ditë, disa herë në parlament kanë ndodhë disa ngjarje me gaz lotsjellës. Konkretisht pra në mbledhjen e Kuvendit që u pyetëm, më kujtohet që ka pasë gaz lotsjellës, e kush e ka hedhur, si e ka hedhur, nuk e kam parë”- u deklarua dëshmitari.

Dëshmitari tha se kishin dalur nga salla, pasi ishte hedhur gazi njëjtë siç kishin reaguar të gjithë.

Se nuk e ka parë të ketë hedhur gazin lotsjellës, Glauk Konjufca u deklarua edhe anëtarja e partisë Nisma Social Demokrate, Valdete Bajrami.

E njëjta tha ta ketë pasur një karrike në mes larg Konjufcës por që nuk e kishte parë nëse i njëjti ka hedhur gazin.

“Prokurori: A i keni parë veprimet e të pandehurit?, dëshmitarja: Jo nuk i kam parë. Prokurori: A e keni parë, a ka hedhë gaz i akuzuari? Dëshmitarja: jo nuk e kam parë”.

Për këtë proces si dëshmitar ishte propozuar edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli. I njëjti nuk do të dëgjohet si dëshmitar pasi prokurori Mustafa u tërhoq nga dëgjimi i të njëjtit duke marrë për bazë rrethanat në të cilat gjendet dëshmitari.

Për sesionin e pasdites ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarit, Pal Lekaj, por që seanca e sotme u shtye për 21 shkurt të këtij viti, pasi Konjufca propozi që të shtyhet seanca meqë sot Kuvendi mban mbledhje.

Rasti ndaj Konjufcës është duke u gjykuar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës së Prishtinës nga gjyqtarja, Edita Çanta, ndërsa aktakuza përfaqësohet nga prokurori Besart Mustafa.

Sipas aktakuzës së tre shkurtit të vitit 2017, Konjufca akuzohet për veprën penale, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Në aktakuzë përshkruhet se në seancën e Kuvendit të datës 10.08.2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Konjufca po akuzohet edhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare meqë siç përshkruhet në aktakuzë deputetët e tjerë janë detyruar të ndërpresin seancën dhe të largohen nga salla.

Lidhur me këtë vepër penale, Konjufca nuk do të ndiqet penalisht e as nuk mund të dënohet pasi që vepra penale e pengimit të personit zyrtar i është vjetërsuar./Kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori