LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Konjufcës, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Konjufcës, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Foto: Arkiv

Seanca e paraparë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Glauk Konjufcës, i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 10 gusht 2016 dhe në të cilën ishte paraparë që të dëshmojë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është shtyrë për 21 shkurt për shkak të angazhimeve të kryetarit të Parlamentit.

Avokati i deputetit të AAK-së Pal Lekaj, Musa Damati tha se seanca është shtyrë me kërkesën e kryetarit të Parlamentit.


“Seanca e sotshme, e cila realisht filloi, por është shtyrë në rastin e njohur si rasti i hedhjes së gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, për të cilën janë duke u trajtuar disa ish-deputetë të opozitës së asaj kohe, sot është shtyrë me kërkesën e kryetarit të Parlamentit, i cili për shkak të angazhimeve ka kërkuar që seanca sesioni i pasdites të shtyhet për një datë tjetër, e cila është aprovuar nga gjykata”, tha Damati.

Ai shtoi se deputeti Pal Lekaj ishte i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend në shenjë kundërshtie ndaj marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, shkruan kp.

“Ndërsa klienti im, i cili në këtë rast është në cilësinë e dëshmitarit Pal Lekaj, ka qenë i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij në këtë çështje penale dhe mbrojtja mendon se në këtë çështje ish-deputetët e asaj kohe të opozitës do të duhej të dekoroheshin, ndoshta edhe me medalje presidenciale, për arsye se në aktivitetin e tyre si deputetë të opozitës, kanë tentuar që vendit t’i kursejnë rreth 8 mijë hektarë tokë, me rastin demarkimit të kufirit. Ndërsa, ne këtu jemi në një situatë ku paraqiten aktakuza të tilla, të cilat janë krejtësisht të pabazuara dhe mbrojtja pret që të njëjtat të refuzohen dhe beson në pafajësinë e klientëve tanë,” shtoi ai.

Seanca e radhës do të mbahet më datën 21 shkurt nga ora 10:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori