LAJMI I FUNDIT:

Dëshmi që tregojnë se pse është e rëndësishme t’i pastroni duart ashtu si rekomandojnë mjekët, imazhet me rreze ultravjollcë nxjerrin në pah bakteret që mbesin

Dëshmi që tregojnë se pse është e rëndësishme t’i pastroni duart ashtu si rekomandojnë mjekët, imazhet me rreze ultravjollcë nxjerrin në pah bakteret që mbesin

A janë teknikat e juaja efektive kur bëhet fjalë për pastrimin e duarve? Good Health ka përdorur kamera me rreze ultravjollcë për t’i testuar këto metoda – nga ajo më e thjeshta pa ujë e deri te ajo që rekomandohet me sapun dhe fërkim të mirë deri në 20 apo 30 sekonda.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë ku shihen se si duart e njeriut janë “magnet” për mikrobe – edhe për këtë autori i fotografive përdori një lloj paste që i vë në pah më mirë pjesët ku nuk janë pastruar mirë duart, transmeton Telegrafi.


Ky lloj kremi shkëlqen kur shikohet me rreze ultravjollcë, duke treguar qartë pjesët që nuk janë pastruar mirë. Fotografitë e publikuara tregojnë gjashtë metoda të pastrimit si dhe efikasitetin e tyre, në veçanti këto kur e tërë bota është ngritur në këmbë ngas coronavirusi që po përhapet me shpejtësi të madhe.

Kinezët kanë ardhur deri te një zbulim, personat me grupin A të gjakut janë më të ekspozuar nga coronavirusi – ata me 0 shumë më rezistent  
Lexo po ashtu Kinezët kanë ardhur deri te një zbulim, personat me grupin A të gjakut janë më të ekspozuar nga coronavirusi – ata me 0 shumë më rezistent  
Para se t’i pastroni duart, mikrobet shfaqen me dritën ultravjollcë – sipërfaqja e bardhë nxjerr në pah papastërtinë.

Pastrim i shpejtë dhe i shkurtër – pa sapun: Hulumtuesit sugjerojnë se një e katërta e qytetarëve nuk i kushtojnë rëndësi të madhe mënyrës së pastrimit të duarve – por faktet tregojnë se nuk mjafton vetëm një fërkim i shkurtër duarsh nën ujë.

Pastrim gjashtë sekondësh i duarve – pa sapun: Gjashtë sekonda është një mesatare që njerëzit i kalojnë duke i pastruar duart. Megjithatë edhe kjo tregon se nuk mjaftojnë për t’i larguar të gjitha bakteret që i bartin ato.

Pas gjashtë sekondësh i duarve – me sapun: Pasi që sapuni është një lëng ngjitës duhet t’i fërkoni mirë duart për ta larguar, e kjo ndihmon edhe në largimin e mikrobeve që qëndrojnë në pjesë të ndryshme të duarve.

Pastrim 20 sekondësh i duarve – me sapun: Rreth 20 sekonda duhet kaluar për t’i pastruar mirë duart, dhe këtë e rekomandojnë edhe mjekët e në veçanti ata që merren me trajtimin e sëmundjeve infektive – por edhe kjo me raste nuk kryen punë, pasi mbesin hapësira të papastra siç mund të shihet në foto.

Pastrim 30 sekondësh i duarve – me sapun: Qendra për Kontroll dhe Preventivë të Sëmundjeve në SHBA, sugjeron se pastrimin e duarve ta bëni për 30 sekonda. Vërehet dukshëm në foto se duart janë shumë më të pastra, dhe gjasat për t’u prekur me coronavirus apo viruse tjera, janë shumë të vogla. Andaj është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të madhe pastrimit të duarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori