Në vitin 2004 Rexhep Selimi, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, ishte intervistuar nga zyrtarë të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës në zyren në Prishtinë.
Insajderi ka siguruar këtë intervistë, gjatë se cilës Selimi pyetet gjerësisht për tërë aktivitetin e tij si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizimin e UÇK-së, Shtabin e Përgjithshëm etj .
Në kohën kur u intervistua Selimi mbante pozitën e anëtarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe sekratarit organizativ në këtë parti.
Fillimisht tregonte se aktiviteti i tij kishte nisur nga viti 1994, duke u bashkuar me familjen e Adem Jashatit në mobilizimin kundër forcave serbe.
“Kam qenë anëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I jam bashkangjitur në vitin 1994 në Drenicë. Si shumica që i janë bashkangjitur UÇK-së në fillim, komandanti Adem Jashari kishte bërë thirrje në atë kohë. Akmë kërkuar mënyra se si ti bashkangjitur asaj. Këtë rrugë e kamë zgjedhë me dëshirë. Kontaktet e para i kemi pasur në vitin 1994”, tha Selimi gjatë intervistimi nga zyrtarë të Hagës.
Gjatë intervistimit vazhdimisht e përsëritë se në atë kohë nuk ka pasur një strukturë organizative të UÇK-së vetëm se njërzit janë mbledhur rrethu njëri tjetërit.
“Kështu kemi filluar duke diskutuar dhe duke u mbrojtur. Ky është fillimi i rrugëtimin tim”, thoshte Selimi.
I pyetur rreth roli të tij dhe gradës që ka pasur në atë kohë Selimi thotë se në fillim nuk kanë pasur role të përshkrur në nivel të organizimit por se ato janë zhvilluar varësisht presj situatave.
“Në fillim as rolet nuk kanë qenë të përshkruara në përputhje me nivelin e organizmit. Po kam qenë njëri që ka kontaktuar dhe kërkuar njerëz për t`na u bashkangjitur. Grada s`kam pasur gradë por kemi pas detyra në bazë të rrethanave. Pikë referimi ka qenë komandanti Adem Jashari, po ashtu një pjesë të jetës sime e kam kaluar në shtëpinë e tij duke u strehuar”, tha ai.
Selimi ka folur edhe për organizimin e më tejmë që kishte pësuar UÇK-ja. Ndarjen në Zona, njësi e batalione.
“Kemi filluar nga Drenica për rrethanat e zhvillimit kemi filluar nga zonat operativë. Zona janë quajtur një rajon, jo në përputhje me ndarjen administrativë të Kosovës. Ka qenë një ndaje tjetër ndajre strategjike prandaj janë kriju si zana. Zona e Drenicës si zonë e parë dhe si fillim i organizimit, Zona e Dukagjinit që nuk ka qenë në organizimin sikurse ajo në Drenicë. Me zhvillimin e situatës janë zgjeruar ato duke arritur në 7 zona. Edhe Zona Operative e Llapit, Shalës, Pashtrikut, Nerodimes edhe ajo e Karadakut”, thoshte Selimi.
Gjatë intervistimit Selimi është pyetur edhe për përbërjen e Shtabit të Përgjithëshm dhe detyrat e secilit anëtarë dhe lëvizjet që ka bërë ai.
Sipas Selimit, Shtabi i Përgjithëm ka qenë i vendosur në Drenicë fillimisht por se ishte zhvendosur pastaj në Malet e Berishës saktësisht përmend fshatin Divjkë.
”Shtabi i Përgjithshëm ka bërë vetëm këtë lëvizje prej Likovcit në Divjakë Malet e Berishës dhe lëvizja e fundit nga Malet e Berishës në Prishtinë”.
Ndërsa sa i përket strukturës së Shtabit Selimi thoshte se:
“Shtabi kryesor është përbër nga unë, Hashim Thaci ka pas detyrë e inofrmimit publik, Kadri Veseli në këtë ekipë, Jakup Krasniqi si zëdhënës. Më vonë ka ardhë Bislim Zyrapi, Lahi Brahimaj si logjistikë, Musa Jashari si shef i telekomunikimit radiolidhjeve, Ramë Buja si shef i departamentit të mardhënieve civile, Adem Grabivci shef i financave, Azem Syla edhe Agim Ceku edhe Fatmir Limaj ka ardhë, dhe Sylejman Selimi si komandant i përgjithshëm, edhe Sokol Bashota etj”, thoshte Selimi para zyrtarit të Hagës. /Insajderi/
Audio intervista e Rexhep Selimit:
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë