Si pjesë e TapQuiz, ku gjatë kësaj jave u luajtën dy quize, Tap n’All dhe Tap n’Shije, sot fillon quizi edukativ Tap n’Dije, i udhëhequr nga aktori Rifat Smani.

Tap n’Dije fillon në ora 19:00, ku shpërblimet dhe qejfi do ta krijojnë një pasdite shumë të këndshme për ju. I udhëhequr nga Rifat Smani, Tap n’Dije ka 10 pyetje me 4 alternativa, kryesisht nga edukimi formal.

Për të qenë pjesë e quizit ju duhet të regjistroheni. Në ora 15:00 bëhet hapja e regjstrimit dhe vazhdon deri kur fillon quizi.

Gjatë dy ditëve të fundit kur u luajt TapQuiz, pamë një numër shumë të madh të lojtarëve, rreth 1200 ishin aktiv në hapjën e TapQuiz, Tap n’All me Jonida Vokshin, dhe ky numër u rrit në ditën e dytë me Tap n’Shije, me Arta Nitaj, ku luajtën rreth 1400 lojtarë.

Sot pritet që ky numër të rritet edhe më shumë, duke ditur shpërblimet që po na presin, e që janë:

Vendi i parë fiton Laptop Umax VisionBook 64G.
Vendi i dytë fiton Orë të mençur Xiaomi
Vendi i tretë fiton Kufje Steelseries Arctis 1

Që ju të luani këtë quiz duheni të regjistroheni duke u futur në faqen e GjirafaVideo, e pastaj në LIVE TV, ku ju do të shihni Tap n’Dije. Pasi që të klikoni, futuni tek “Hyr në Quiz” dhe nëse keni llogari, ju do të jeni gati për lojë. Nëse nuk keni llogari ju mund të kyçeni duke vendosur të dhënat apo përmes Facebook.

TapQuiz do të luhet çdo javë: Të martën, të mërkurën dhe të enjten, gjithmonë duke filluar nga ora 19:00 me moderatorët e dashur: Jonidën, Artën e Rifatin.

Që të bëheni pjesë e TapQuiz dhe të fitoni, KLIKONI KËTU.