LAJMI I FUNDIT:

Deshi të bie shkurt, por i doli rrugë e gjatë – turisti britanik zhytet deri në kokë në ujërat me baltë

Deshi të bie shkurt, por i doli rrugë e gjatë – turisti britanik zhytet deri në kokë në ujërat me baltë

Një turist britanik është filmuar duke u zhytur thellë në ujërat e baltosura, derisa po tentonte përmes një rruge “më të shkurtër” të kalojë në anën tjetër.

Martin Lewis u mundua të bëjë çmos që të mos rrëshqas derisa kishte veshur pantallona ngjyrë krem, por përfundoi i zhytur kokë e këmbë në baltë, transmeton Telegrafi.


50-vjeçari nga Somerset, kishte shkuar për pushime me gruan Rachel në Maldive, kur një kalimtar rasti e filmoi këtë moment të pazakontë.

Në video shihet Martin duke ecur ngadalë, para se të vendoste të heq këpucët dhe të tentoj t’i bie shkurt për të dalë në anën tjetër të rrugës.

Por siç thonë në popull, rruga e shkurtër i doli më e gjatë dhe e pagoi me zhytje deri në flokë në baltë. /Telegrafi/