LAJMI I FUNDIT:

Derisa mbronte Azovstalin u zë rob nga rusët, pasi u lirua në marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve – ukrainasi i propozon të dashurës

Derisa mbronte Azovstalin u zë rob nga rusët, pasi u lirua në marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve – ukrainasi i propozon të dashurës

Lev, është një ushtar ukrainas që po mbronte Mariupolin nga rusët, por pas rënies së këtij qyteti ukrasinas përfundoi në burgjet e Rusisë.

Gjatë luftimeve të ashpra gjente kohë t’i dërgonte mesazhe të dashurës së tij, në veçanti kur strehohej në fabrikën e çelikut Azovstal, transmeton Telegrafi.

Por pas rënies së Azovstalit dhe pushtimit nga ana e Rusisë, mbrojtësit ukrainas u dorëzuan me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u bënte thirrje që ta shpëtojnë veten.


Megjithatë ai u zu rob dhe u dërgua në burgjet e Rusisë, ku qëndroi më shumë se katër muaj. E pas marrëveshjes së arritur për shkëmbimin e të burgosurve, u lirua.

Ndërkaq derisa ishte në Azovstal i dërgonte mesazhe të dashurës, duke i premtuar se do t’i propozojë një ditë.

E duket se kjo ditë ka ardhur, me të arritur sërish në Ukrainë u gjunjëzua para saj dhe i tregoi unazën.

Natyrisht ajo pa u menduar dy herë i tha po dhe e përqafoi menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori