LAJMI I FUNDIT:

Deri tani në Maqedoni janë blerë mbi 10 mijë ton duhan të papërpunuar

Deri tani në Maqedoni janë blerë mbi 10 mijë ton duhan të papërpunuar

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave bën të ditur se brenda një muaji janë blerë 10.323 ton duhan të pa përpunuar, respektivisht 50% e planifikimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi mesatar blerës ëhstë 190.80 denarë/kilogram, kurse sipas të dhënave të Inspektoriatit shtetëror për bujqësi, pageza është realizuar në nivelin prej 70%, ose 1 miliard e 372 milionë denarë.

Kjo ministri bën të ditur se subvencionet për duhanin janë 60 denarë/kilogram, që do të thotë se prodhuesit marrin 250 denarë për kilogram. Pritet që deri në përfundim të blerjes të blehen rreth 20 mijë ton duhan./Telegrafi/