Deri në vitin 2020 do të shiten mbi 100 milionë automjete në vit


Sipas parashikimeve, tregu global i automjeteve do të shënojë rritje prej 3.5 për qind në vit.
Në nivel botëror, çdo vit shiten rreth 85 milionë automjete, ndërsa të dhënat e reja tregojnë se deri në fund të kësaj dekade, shitja vjetore do të rritet mbi 100 milionë automjete.
Këtë vit, rritja më e madhe e shitjes parashikohet të ndodhë në Kinë – madje deri në 8.8 për qind, kurse në Evropë tregu do të shënojë rritje për 6.4 për qind.
Sipas analizave, në vitin 2020 vetëm në tregun kinez do të shiten deri në 30 milionë automjete. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































