LAJMI I FUNDIT:

Deri në nëntor mund të kemi situatë më të lehtësuar të pandemisë në Turqi

Deri në nëntor mund të kemi situatë më të lehtësuar të pandemisë në Turqi

Pandemia e coronavirusit mund të “lehtësohet” në fund të tetorit në Turqi, në kohën e duhur për të festuar Ditën e Republikës më 29 tetor.

Kështu ka thënë një anëtar i Bordit Këshillimor Shkencor për Coronavirus, profesor Mustafa Necmi Ilhan, për mediat turke, përcjell Telegrafi.


Siç thuhet më tej, ai vuri në dukje se kjo do të jetë e mundur vetëm nëse higjiena dhe masat sociale të distancimit ndiqen siç duhet dhe vaksinimet vazhdojnë siç është planifikuar.

“Nëse bllokimi total shtyn nivelet e infeksionit COVID-19 në nivele më të ulëta, qytetarët tanë nën moshën 40 vjeç vaksinohen deri në fund të qershorit dhe të rinjtë gjithashtu inokulohen nga fillimi i vjeshtës, ne mund ta konsiderojmë Ditën tonë të Republikës të jetë një takim edhe më i gëzueshëm”, tha ai.

Ndryshe, një bllokim i plotë 17-ditor filloi zyrtarisht të enjten në mbrëmje.

Në Stamboll, metropoli më i populluar i vendit, megjithatë, turmat ishin të dukshme në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ngarkesat në trafik ishin kryesisht të lidhura me pikat e kontrollit të vendosura nga forcat e sigurisë në të gjithë qytetin për të kontrolluar shoferët për shkelje të bllokimit.

Duke nënvizuar se të gjithë duhet të veprojnë sipas asaj që shkenca e konsideron të nevojshme, ai theksoi se vaksinimi është thelbësor.

“Ne po vërejmë që shoqëritë e vaksinuara po bëjnë një jetë më normale. Pra, njerëzit duhet të vaksinohen”, tha ai, duke i bërë thirrje shoqërisë turke të mos bjerë pre e mashtrimeve dhe e frikës kundër vaksinimit.

“Për fat të keq, ka pasur vdekje nga COVID-19 në mesin e njerëzve që duhej të vaksinoheshin, por refuzonin një gjë të tillë”. /Telegrafi/