LAJMI I FUNDIT:

Deri këtu shkon çmenduria e Vuçiqit, thotë se Kosova po tenton ta pushtojë territorin e vet

Deri këtu shkon çmenduria e Vuçiqit, thotë se Kosova po tenton ta pushtojë territorin e vet

Njoftimi i ministrit të  Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, se Policia e Kosovës filloi sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit, ka shkaktuar reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ka mjaftuar deklarata e ministrit Sveçla, që presidenti serb Vuçiq të vazhdojë me deklarata që shpërfaqin çmendurinë e tij politike.


Ai tha se autoritetet në Serbi kanë informacione se “shqiptarët heshtas dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje të marrin veriun e Kosovës”.

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq tha se një gjë e tillë paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

“Shqiptarët në heshtje kanë një plan për të pushtuar dhe pushtuar veriun e Kosovës, me ndihmën e fuqive më të mëdha evropiane nga QUINT-i”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Sipas Vuçiqit, deklarata e ministrit të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla se Policia e Kosovës e kontrollon plotësisht liqenin e Gazivodës, “do të thotë shkelje e re e Marrëveshjes së Brukselit, sepse sipas tij, policia në veri duhet t’i takojë drejtorisë policore në veri, pra serbët duhet të jenë atje”.

https://telegrafi.com/svecla-per-te-pare-nga-paslufta-policia-e-kosoves-sot-filloi-patrullimin-ujor-ne-kufi-serbine/

“Atyre [Brukseli] nuk u bën për të gjitha këto, ata munden. Nëse u kërkon njerëzve në Bruksel që të ndikojnë që të mos marrin asgjë kundër popullit serb, ata të thonë se gjithçka është në rregull, sepse ata zgjidhën një problem të vogël. Dhe pas kësaj vazhdon si më parë, por po bëhet më keq”, tha Vuçiq.

Vuçiq madje kërcënon duke thënë se “i paralajmëron të dy palët të mos e bëjnë më”.

“Populli serb nuk do të tolerojë më dhunë, as mosrespektim të së drejtës publike ndërkombëtare dhe normave juridike ndërkombëtare. Ky është paralajmërimi im për ata që do të vijnë nesër në Beograd dhe për të gjithë të tjerët. Pse po luani – keni luajtur. Nëse mund t’i respektoni normat që keni sjellë vetë – mundeni, nëse jo – ka dikush që do”, ka deklaruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi të enjten se Policia e Kosovës ka filluar sot patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Në një postim në Facebook, Sveçla shkoi se kjo po ndodh për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor.

“Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, tha ministri.

Ndryshe, Liqeni i Ujmanit është artificial dhe shtrihet në veriperëndim të Kosovës, ndërsa një pjesë e vogël e liqenit kalon në territorin e Serbisë. /Telegrafi/