LAJMI I FUNDIT:

I dërguari i BE-së thotë që heqja e frazës për origjinën e coronavirusit në gazetën kineze është “për të ardhur keq”

I dërguari i BE-së thotë që heqja e frazës për origjinën e coronavirusit në gazetën kineze është “për të ardhur keq”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kinë tha të enjten se ishte “për të ardhur keq” që një pjesë e një opinioni, të shkruajtur nga 27 ambasadorë evropianë dhe i botuar në gazetën zyrtare China Daily ishte ndryshuar para botimit.

Reklama

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, një krahasim midis versionit origjinal të ngarkuar në faqen e internetit të ambasadës së BE-së dhe asaj të botuar të martën nga China Daily tregoi se në një fjali “shpërthimi i coronavirusit”, fjalët që pasuan – “në Kinë, dhe përhapja e saj e mëvonshme në pjesën tjetër të botës gjatë tre muajve të fundit” – u hoqën.

“Është për të ardhur keq që një pjesë e fjalisë për përhapjen e virusit është redaktuar”, tha ambasadori i BE-së në Kinë, Nicolas Chapuis, para gazetarëve në një konferencë.

Ambasadorët e BE-së e kishin lansuar opinionin për të shënuar 45 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis BE-së dhe Kinës.

Versioni i plotë shfaqet në faqet e internetit të ambasadave të BE-së në Kinë, përfshirë atë të ambasadës franceze.

Chapuis nuk pranoi të komentojë pse fjalët mund të jenë fshirë.

Një diplomat i lartë i BE-së i tha Reuters se ndryshimi lindi nga censura nga autoritetet kineze por ambasadorët individualë të BE-së nuk ishin konsultuar siç duhet nëse do të vazhdonin me botimin në China Daily, pavarësisht censurave.

Ndërkaq Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, mbrojti vendimin e delegacionit të BE-së në Pekin të enjten.

“Delegacioni i BE-së vendosi megjithatë të vazhdojë me botimin e opinionit pavarësisht ngurrimit të konsiderueshëm pasi u konsiderua e rëndësishme për të komunikuar mbi politikat kryesore të BE”, tha Komisioni në raportin e tij të përditshëm të lajmeve në Bruksel.

Komisioni tha se pjesa e opinionit, megjithëse e censuruar, ende sqaroi shqetësimet e BE-së për të drejtat e njeriut në Kinë, si dhe pikëpamjet e BE-së për politikat e ndryshimit të klimës dhe përgjigjen ndaj pandemisë së coronavirusit.

Kina është në një “luftë” me Shtetet e Bashkuara për shkak të shpërthimit, përfshirë origjinën e virusit, që është gjurmuar në një treg në qytetin qendror kinez, Wuhan./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime - publikohen pamjet në internet

Evropa
Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Ukraina thotë se sulmi me raketa në selinë e flotës ruse në Krime kishte në cak zyrtarët e marinës

Evropa
Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Evropa

"Mirënjohës ndaj ushtarëve ukrainas", rusët që nuk duan të luftojnë, gëzohen kur arrestohen nga Ukraina

Evropa
Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë

Evropa
Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Demokratët mund të heqin dorë nga Biden për Michelle Obaman në vitin 2024

Amerika
Kalo në kategori