LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për pesë pjesëtarë të Njësisë Speciale, të dyshuar për ushtrim dhune gjatë detyrës zyrtare

Një muaj paraburgim për pesë pjesëtarë të Njësisë Speciale, të dyshuar për ushtrim dhune gjatë detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Luan Berisha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, për S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar që kanë kryer veprat penale dhe atë veprën penale në bashkëkryerje keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.


“Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh peshën e veprave penale dhe rrethanat në të cilat dyshohet të jenë kryer veprat penale, sepse me datë 16 korrik 2020, në orët e mesditës në Prizren të pandehurit në cilësi të personave Zyrtar Policor – NJSO, i keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e të dëmtuarve, ashtu që derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të dyshuarit vazhdojnë goditjet dhe maltretimet ndaj të dëmtuarve, të gjitha këto të provuara në audio incizimet”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që me qëndrimin e tyre në liri mund të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, si dhe hetimet në këtë çështje janë në fazën fillestare dhe në vazhdim duhen të merren në pyetje të pandehurit, të dëmtuarit dhe dëshmitarët eventual dhe me qëndrimin në liri të të pandehurve të njëjtit mund të ndikojnë tek të të dëmtuarit dhe dëshmitarët, andaj Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake, shqyrtoi edhe masat tjera alternative, si dhe ato të cilat i ka propozuar mbrojtja (gjatë seancës dëgjimore), mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës, caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet më tej.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori