LAJMI I FUNDIT:

Deputetja meksikane shpërthen në lot në parlament, pas një telefonate – iu tha se vajza e saj sapo ishte vrarë (Foto/Video)

Deputetja meksikane shpërthen në lot në parlament, pas një telefonate – iu tha se vajza e saj sapo ishte vrarë (Foto/Video)

Një deputete meksikane ka shpërthyer në lot gjatë një sesioni parlamentar, pasi ka marrë një telefonatë, përmes së cilës është informuar se vajza e saj sapo ishte vrarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Carmen Medel Palma, nga Lëvizja Kombëtare e Rigjenerimit (Morena), i ishte thënë se 22-vjeçarja Valeria Cruz Medel ishte qëlluar nëntë herë gjatë ushtrimit në palestër.


Pas kësaj, 59-vjeçarja lëshoi britmat e trishtimit pas marrjes së lajmit ndërsa kolegët e saj u përpoqën ta ngushëllonin.

Si rezultat, seanca e parlamentit u ndërpre dhe u shty.

Valeria u qëllua për vdekje, pasi u ngatërrua për një të dashur të një anëtari të bandës

Studentja e mjekësisë Valeria u qëllua në qytetin e Ciudad Mendoza në shtetin e Veracruz.

Guvernatori i Veracruz, Miguel Angel Yunes, shpjegoi se një femër me pamje fizike të ngjashme që shkon në të njëjtën palestër është identifikuar si e dashura e një anëtari të një bande kriminale.

Kështu supozojnë mediat, ajo ishte vrarë gabimisht.

Seanca parlamentare u mbyll dhe u shty pasi znj. Palma, 59 vjeçe, mori thirrjen telefonike

Dy burra u arrestuan në lidhje me vrasjen dhe thuhet se u tha hetuesve se një njeri i njohur si ‘El Richy’ kishte qenë i armatosur.

Trupi i një të treti, i dyshuari kryesor, u gjet më vonë i vdekur në një furgon, sipas raporteve. Ndërsa bëhet e ditur se hetimi është në vazhdim.

Pamjet nxjerrin në pah valën e dhunës që ka goditur Meksikën dhe nënvizon koston tragjike, me 21,283 njerëz të vrarë deri më tani këtë vit në vend – gati 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. /Telegrafi/