LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së tregohet e ashpër me ministrin e LDK-së

Deputetja e PDK-së tregohet e ashpër me ministrin e LDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj është treguar e rreptë kundër ministrit Imet Rrahmani, që vjen nga LDK-ja, partneri në qeveri i PDK-së.

Hadërgjonaj ka thënë se ministri i Ministrisë së Shëndetësisë as që ka marrë mundin për zgjidhjen e problemit të mbi 100 specialisteve të papunë.


“Asnjë euro nuk ka paraparë për këtë  kategori në buxhetin e rishikuar, me asnjë shkresë nuk i është drejtuar Kuvendit as për ndarjen e mjeteve as për ta njoftuar të paktën Kuvendin për 100 specialiste të profesioneve të ndryshme të pa punë në ngritjen profesionale të të cilëve ka investuar shteti i Kosovës”, ka shkruar Hadërgjonaj në Facebook.

Postimi i plotë i deputetes Hadërgjonaj:

“Turpi nuk paska fund!!!

Ministri i Ministrise se Shendetesise as qe ka marre mundimin per zgjidhjen e problemit te mbi 100 specialisteve te papune. Asnje euro nuk ka parapare per kete kategori ne buxhetin e rishikuar, me asnje shkrese nuk i eshte drejtuar Kuvendit as per ndarjen e mjeteve as per ta njoftuar te pakten Kuvendin per 100 specialiste te profesioneve te ndryshme te pa pune ne ngritjen profesionale te te cileve ka investuar shteti i Kosoves.

Komisioni per Buxhet e Finanaca me iniciativen e kryetarit te Kuvendit z. Kadri Veseli dhe deputeteve te PDK anetare te ketij komisioni eshte marre seriozisht me gjetjen e mundesive per zgjidhjen e perkohshme dhe te perhershme te punesimit te specilisteve te papune. Pas kushtezimit te Grupit Parlamentar te PDK se buxheti nuk mundet te kaloj pa ndarjen e mjeteve per specialistet e pa pune u arrite te ndahen 300.000 euro si zgjidhje e perkohshme per kete vit dhe keta specialiste te profesioneve te ndryshme te jene pjese e buxhetit te vitit 2017.

Ministri i MSH as qe ka ardhe te jap sqarimet qe i takon ti jap ne Komision. Ne jemi te vetedishem çka do te thote qe edhe metutje të mbesin te papunë specialistet ne shendetesi sepse ata gradualisht i humbin aftësitë e tyre për punë sidomos ata specialistë të cilët janë specilizuar për fusha specifike dhe nese nuk ushtorjnë profesionin e tyre i humbin edhe aftësitë per punen per te cilen jane specializu.

E Ministri pa fije turpi del para mediave….!!!!

Sa shume ka nevoj ky vend te kete Ministra te pergjegjshem ne Qeverine e Kosoves. Sa shume ka nevoje ky vend te kete njerez te pergjegjshem kudo neper institucione” (sic), ka shkruar Hadërgjonaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori