LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së kërkon fond për mbështetjen e fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje

Deputetja e PDK-së kërkon fond për mbështetjen e fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të ndajë një fond për t’u dalë në mbështetje fëmijëve që janë viktimë e dhunës në familje.

Madje nga ministri, Skënder Reçica ajo kërkoi që në planifikimin e buxhetit për vitin 2020- 2021 të planifikojë buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë këta fëmijë.


“Iu lutem shumë që urgjentisht të ndani një fond të lejueshëm për këta fëmijë dhe të krijoni kushte normale për jetesë nëse nuk keni mundësi dhe kapacitete që t ndërtoni institucione profesionale për trajtimin e këtyre rasteve bëjeni aq që mundeni për këta fëmijë të pafajshëm , po ashtu nga ministri Reçica kërkoj që në planifikimin e buxhetit për vitin 2021 të planifikoj buxhet për ngritjen e një institucioni ku do të mund të qëndrojnë fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës familjare deri në tejkalim të traumës dhe normalizimin e gjendjes”, tha ajo.

Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se si ministri ofrojnë shërbime nëpërmjet 9 strehimore për këtë kategori të shoqërisë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të programeve dhe shërbimeve që ofron për kategoritë të cilat u ekspozohen abuzimeve nga dhuna ose ekspozimeve të tjera të cilat kanë të bëjnë me dhunë në programet e saja ofron shërbime nëpërmjet 9 qendrave strehimoreve rajonale shërbime këto të cilat ofrohen nga OJQ dhe qendrën strehimore e cila është e lokalizuar në Prishtinë. Përveç politikave që ofron çdo vit nga buxheti i saj ndan mjete për fianncim dhe bashkëfinancimin që këto OJQ veprojnë“,tha ai. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori