LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LVV-së del kundër vendimit të Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputetja e LVV-së del kundër vendimit të Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se nuk mund të pajtohet me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit të cilët ishin në grevë.

Statovci, është deklaruar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila sot nuk i procesoi pagat për mësimdhënësit me arsyetimin se kanë qenë pjesë e grevës.


Zyrtarja e partisë Guxo, thotë se si partnerë në qeverisje me LVV-në i bashkon vizioni i njëjtë për shtetin, por nuk pajtohen me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator

“Si partnerë në qeverisje me VV-në na bashkon vizioni i njëjtë që kemi, që shtetit tonë ti japim të mbarën dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë. Sigurisht se deri më tani bashkërisht kemi arritur shumë suksese me të cilat pajtohet lehtësisht cilido individ e madje edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, e shumë punë na presin së bashku deri në realizimin e plotë të synimeve tona”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i janë kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator”.

Statovci thotë se mësimdhënësve duhet t’iu dalin pagat pasi shumë familje përballen me rritje të çmimeve.

“Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, ka shkruar tutje deputetja e grupit parlamentar të LVV-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori