LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e AAK-së pyet Kurtin për shpronësimet, kryeministri: Ne kemi probleme me plaçkitjen që është bërë në emër të tyre

Deputetja e AAK-së pyet Kurtin për shpronësimet, kryeministri: Ne kemi probleme me plaçkitjen që është bërë në emër të tyre

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në seancë e sotme të Kuvendit i ka parashtruar pyetje kryeministrit Albin Kurti se është kundër shpronësimeve.

“Kryeministër a jeni kundër shpronësimeve në koncept dhe nëse nuk jeni kundër sa shpronësime i keni bërë në qeverisjen Kurti 1 dhe Kurit2?”, ka pyetur deputetja Kadrijaj.


Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes së deputetes, duke thënë se me ardhjen e tyre në qeverisje, borxhet për shpronësime i kanë gjetur në vlerën e 184 milion euro dhe zero euro buxhet të ndarë për to.

“Kemi gjetur proces të shpronësimit me keqmenaxhim. Ne menjëherë kemi ndarë buxhet për ta paguar borxhin e mbledhur. Fillimisht me rishikim të buxhetit 14.7 milionë euro, kurse për vitin e ardhshëm me 57 milion euro shuma e madhe e ndarë ndonjëherë për t’i mbuluar obligimet nga shpronësimet”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri ka treguar një shembull ku një parcelë e një personi për shpronësim që është vlerësuar 90 mijë euro në vitin 2012, dhe duke mos ia kryer pagesën me kohë brenda dy vitesh siç e parasheh ligji, interesi me 7% është grumbulluar dhe sot ai person i merr 140 mijë euro dhe shteti është në humbje.

“E drejta e pronës është garantuar me kushtetutë. Ne nuk e kemi asnjë problem me shpronësimin si koncept, ne kemi problem me plaçkitjen që është bërë në emër të shpronësimit”, ka thënë Kurti.

Deputetja sërish ka pyetur kryeministrin se “a janë të njëjtit njerëz që i kanë bërë shpronësimet edhe në qeverisjen e z.Haradinaj. A e keni ndërruar këtë komision dhe këta njerëz?”.

Kryeministri është përgjigjur sërish, duke thënë se më shumë kanë kryer anulime të shpronësimeve sesa shpronësime.

“Ne më shumë kemi bërë anulime të shpronësimeve sesa shpronësime sepse duam ta ruajmë paranë publike. Drejtori nuk është i njëjti. Ne kemi zhbllokuar shpronësimet për rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Podujevë-Besi dhe kështu do të vazhdojmë më tutje”, u përgjigj Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol

"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave

Mirjeta Hajzeraj
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
Kalo në kategori