Deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Dragan Shormaz ka thënë se gjatë protestave të korrikut të 2020-së në Serbi kanë marr pjesë pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar rus Wagner.

Shormaz thekson se kjo dihet pasi janë arrestuar pjesëtarë të kësaj grupe paraushtarake.

“Pjesëmarrësit [në protestë] ishin anëtarë të Wagner-it rus. Ky është fakt, sepse ne i kemi të arrestuar”, tha Shormaz nga SNS-ja që drejtohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ai gjithashtu është shprehur se një numër i madh i diplomatëve në Ambasadën ruse në Beograd janë të përfshirë në aksionin kundër interesave të Serbisë.

“Shërbimet tona kanë të dhëna për këtë dhe do të ishte e lehtë të reagonim në këtë drejtim”, është shprehur ai.

Viola von Cramon thotë se ka marrë një letër kërcënuese nga mercenarët e “Wagner”, grup i udhëhequr nga oligarku i afërt me Putinin Viola von Cramon thotë se ka marrë një letër kërcënuese nga mercenarët e “Wagner”, grup i udhëhequr nga oligarku i afërt me Putinin

Demonstratat e vitit 2020 në Beograd dhe në qytetet e ndryshme të Serbisë u shtypen në mënyrë të dhunshme nga policia të ndihmuara nga organizatat kriminale, të cilat janë në shërbim të Vuçiqit.

Siç është thënë më herët, ky grup ka rekrutuar, trajnuar dhe dërguar operativë ushtarakë privatë në zonat e konfliktit anembanë botës për të ushtruar dhunë, grabitje të burimeve natyrore dhe frikësim të civilëve duke shkelur ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ky grup mercenar, që drejtohet nga oligarku i afërt me Vladimir Putinin, Yevgeny Prigozhin, tërhoqi për herë të parë vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014, kur mbështeti separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/