Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar ditë më parë se kompanisë anglo-australiane, Rio Tinto, do t’i revokohej leja për nxjerrjen e litiumit në Jadra.
Duke komentuar deklaratën e kryeministres serbe se qeveria së shpejti do ta ndërpresë kontratën me kompaninë, deputeti i partisë së Aleksandar Vuçiq, SNS, Jugoviq tha se nuk i beson kreut të qeverisë serbe.
“Kam besim tek anëtarësia dhe mbështetësit e SNS-së. Shumica dërrmuese prej nesh janë në favor të ndalimit të shfrytëzimit të litiumit me ligj. Ky problem mund të zgjidhet menjëherë, nëse propozues është Qeveria e Republikës së Serbisë. Askujt në mendje nuk e ka të qartë se pse po shqetësohet kryeministrja. Litiumi është temë e të gjitha temave”, thekson ai dhe shton se qytetarët e Serbisë nuk do t’i paguajnë askujt dëmshpërblim nëse zgjidhet kontrata, raporton nova.rs.
“Do të formohen komisionet hetimore dhe do të marrin përgjegjësi për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë në 15 vitet e fundit. Ne kemi më shumë për të cilët Serbia është nënë sesa për individë për të cilët Serbia është shtet rezervë. Ne si komb do ta zgjidhim këtë problem më së voni në muajin mars. Në fillim të seancave të rregullta të Kuvendit, do të dërgoj propozimin për Ligjin për ndalimin e shfrytëzimit të litiumit dhe do të kërkoj që të vihet në rend dite përkrahja”, përfundoi ai.
Ndryshe, Ligji për Shpronësim për momentin është larguar nga kuvendi, por kompania po vazhdon me blerjen e pronave për shpronësim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre