LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i partisë së Merkel: Prekja e kufijve është ide e rrezikshme, Thaçi e di qëndrimin e Gjermanisë

Deputeti i partisë së Merkel: Prekja e kufijve është ide e rrezikshme, Thaçi e di qëndrimin e Gjermanisë

Disa herë brena pak minutave, deputeti i partisë së kancelares Merkel ka përmendur fjalën ‘rrezik i lartë’ kur ka folur sot për korrigjimin e kufijve në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme, është shumë e rrezikshme”, ka thënë deputeti gjerman.


Peter Beyer, deputeti i partisë së Angela Merkel, CDU, ka thënë para gazetarëve në Prishtinë se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve është “me rrezik të lartë dhe e papranueshme”.

Ai shtoi se vullnetin e qytetarëve e përfaqësojnë deputetët.

Beyer ka treguar se ka folur qartë me Presidentin Thaçi, por se ky i fundit i kishte thënë se ‘unë jam President dhe unë vendosi”.

“Kam dëgjuar disa shprehje si korrigjim i kufijve, shkëmbim i territoreve… kjo është ndarje. Nuk është e shëndetshme. Të zgjedhurit duhet të kujdesen për qytetarët e tyre. Deputetët janë ata që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Në pyetjen e gazetarëve se a u ka propozuar ai liderëve ndonjë ide se si mund të arrihet marrëveshja finale, ai tha se ‘modeli i dy Gjermaneve nuk duhet injorohet’, duke shtuar se nuk është këtu që të japë ide, raporton Kallxo.com. Beyer, i cili vjen nga CDU tha se ia ka bërë të qartë Presidentit Thaçi se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve dhe se normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Ai tha se nëntori do të jetë ‘muaji i vendimeve’ në dialogun Kosovë-Serbi dhe se përfaqësuesit e vullnetit të qytetarëve janë deputetët e Kosovës, e jo Presidenti.

“E takova Thaçin para jush dhe isha shumë i qartë. Fola saktësisht të njëjtat gjëra që po flas me ju, që të mos përsëritem. Nuk mendoj që u surprizua, ai e din qëndrimin gjerman”, tha ai kur u pyet nga KALLXO.com rreth takimit me Thaçin.

Deputeti i partisë së kancelares Merkel tha se nuk e di datën kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Nuk e di [kur do të ndodhë liberalizimi]. Tash është në dorën e ministrave të brendshëm (të shteteve anëtare të BE-së). Vërtetë nuk e di se kur do të ndodhë. Askush nuk duhet të premtojë data”, tha ai.

Deputeti i parlamentit gjerman tha se të mërkurën do të jetë në Beograd.

“Kam për ta takuar presidentin serb nesër dhe jam kureshtar ta dëgjoj opinionin e tij (për dialogun)”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit

Kronika e Zezë
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori