LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: Në konkursin e fundit të KEK-ut u punësuan edhe zyrtarë të LDK-së e PDK-së

Deputeti i LVV-së: Në konkursin e fundit të KEK-ut u punësuan edhe zyrtarë të LDK-së e PDK-së

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi thotë se asnjëherë më parë nuk janë punësuar më shumë persona nga Obiliqi.

Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka deklaruar se listat e të punësuarve në KEK është vendosur qysh herët.


Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deputeti i LVV-së, Halil Thaçi ka vendosur listën e personave që do të punësohen në KEK në një hotel.

Deputeti Halil Thaçi ka thënë se ai nuk ka pasur ndikim në punësimet në KEK.

“Ta keni parasysh se mentaliteti që një deputet ka ndikim në ndërmarrjet publike kanë përfunduar me 14 shkurt 2021. Ai mentalitet i takon qeverisë së kaluar. Gjithë kjo zhurmë dhe gjithë kjo piskamë që po bëhet për 120 të rijnë që janë punësuar në KEK, po bëhet për të mbuluar suksesin e Qeverisë Kurti për bllokimin e zgjedhjeve serbe”.

Deputeti i LVV-së thotë se nuk ka ndonjë familjarë të punësuar në KEK, por sipas tij me mbiemrin e tij ka shumë të punësuar.

“Nga paslufta, asnjëherë nuk janë punësuar më shumë persona të Obiliqit se tani. Kanë ardhur nga Drenica e Mitrovica, e nga gjithë Kosova dhe janë punësuar afër oborreve të qytetarëve të Obiliqit, derisa banorët e këtij vendi nuk kanë pasur mundësinë të punësohen”.

Zemaj: Skandali i punësimeve në KEK, ia kalon edhe “Prontos”
Lexo po ashtu Zemaj: Skandali i punësimeve në KEK, ia kalon edhe “Prontos”

Thaçi thotë se në të kaluarën banorëve iu është kërkuar shuma prej 10 apo 15 mijë eurove për t’u punësuar në KEK.

Deputeti i LVV-së thotë se në listën e të punësuarve në KEK ka nënkryetarë të degëve të LDK-së e PDK-së.

“Edhe ata janë banorë të komunës së Obiliqit. Unë jam i lumtur që këta janë banorë të Komunës së Obiliqit. Unë do t’i mbrojë edhe anëtarët e LDK-së e PDK-së që janë nga Obiliqi. Më thuani një familje në Obiliq që nuk ka anëtarë të familjes pa kancer”, deklaroi Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori