LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman tregon se a kanë biseduar Merkel dhe Putin për kufijtë e Kosovës (Video)

Deputeti gjerman tregon se a kanë biseduar Merkel dhe Putin për kufijtë e Kosovës (Video)

Peter Beyer, deputeti gjerman nga radhët e CDU-së së kancelares Angela Merkel, ka treguar nëse Kosova dhe çështja e idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë, ishin temë e ndonjë bisede të shefes së tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Në një intervistë dhënë për Klan Kosova, Peter Beyer, ka thënë se nuk di cila ka qenë përmbajtja e bisedave mes Trump dhe Merkel, por sipas tij për çështje të korrigjimit ajo nuk ka biseduar as me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një takimi të tyre në Gjermani.


”Nuk e di nëse kanë biseduar me Trump për Kosovën. Nuk e di që në Mesiberg në Berlin me presidentin rus kanë biseduar rreth kësaj teme”.

”Kam pyetur këshilltarin për siguri, nëse aty është biseduar për cështjen e shkëmbimit të territoreve, por nuk besoj se ajo ka biseduar me Putinin rreth kësaj teme”.

”Çfarë përmbajtje ka pasur biseda me Trumpin nuk e di, por nuk e di edhe nëse Kosova ka qenë pjesë e temës”.

”Por e di që në bisedat transatlantike jo vetëm Kosova por Ballkani Perëndimor është temë kryesore. Është një rast i mirë që Gjermania dhe SHBA-të të kenë një qëllim të përbashkët për Ballkanin Perëndimor”.

Veç tjerash deputeti gjerman Peter Beyer, ka folur për Klan Kosova ekskluzivisht edhe për raportet që shefja e tij ka me ndërmjetësuesen e bisedimeve Kosovë-Serbi, Federica Mogherini.

”Nuk e di, qoftë personalisht apo në mënyrë teknike se çfarë shkëmbimi informacionesh bëjnë ato të dyja”.

”Mirëpo le të qëndrojmë tek pyetja e liberalizimit të vizave, është një proces në zhvillim, se si duhet të dakordohen Ministria e punëve të Jashtme dhe të Brendshme”.

”Nuk e di kur është takuar Merkel për herë të fundit me Mogherinin por e di se me dëshirë e merr telefonin e bisedon qoftë edhe me presidentin Trump me të cilin është shpesh në kontakt, e këtë gjë e bën shpesh edhe me Mogherinin”.