LAJMI I FUNDIT:

Deputetët të papërgjegjshëm, paga të mëdha, punë të vogla (Video)

Deputetët të papërgjegjshëm, paga të mëdha, punë të vogla (Video)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, paguhen mjaftë mirë, por ata vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm për punën e tyre. Nga shoqëria civile propozojnë që mospuna dhe mungesa e tyre nëpër seanca, të penalizohet.

Deputetët marrin 1,440 euro në muaj, shtesë 240 euro për dy seanca në muaj, 160 euro për pjesëmarrje në komisione parlamentare dhe prapë të papërgjegjshëm.


Njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë se deputetët duhet të penalizohen për mospunën e tyre, e sidomos mospjesëmarrjen në seanca.

“Ajo çka do të mund të parandalohej është se deputetët të cilët vijnë nënshkruhen dhe nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit, do të duhej të penalizoheshin të paktën me heqjen e mëditjeve, sepse kjo do të ishte ndoshta edhe një prej pikënisjeve të para që ndoshta do të synonte që t’i disiplinonte sado pak deputetët në këtë aspekt”, tha Artan Murati nga KDI, për RTV Dukagjinin.

Ndërsa Rasim Alija nga D4D thotë se puna e Kuvendit ka degraduar.

“Më së shumti Kuvendi shfrytëzohet për përfitimin e benificioneve duke marrë parasysh edhe pagat e larta që marrin deputetët edhe pjesëmarrjen në komisione, mbi të gjitha pjesën për mëditje për pjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës pa qenë prezent aty, pa jap kontributin për të cilin janë zgjedhur nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Alija nga organizata D4D.

Për mospjesëmarrje në seanca, Murati thotë se kjo do të mund të rregullohej me rregulloren e Kuvendit e cila ka kaluar në leximin e parë.

E në një përgjigje nga sekretariati i Kuvendit, u tha se “Pjesëmarrja e deputetëve përcillet përmes nënshkrimit. Koha e qëndrimit ne sallë është ne vullnetin e tyre”./Telegrafi/

Deputetët të papërgjegjshëm, paga të mëdha, punë të vogla

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, paguhen mjaftë mirë, por ata vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm për punën e tyre. Nga shoqëria civile, propozojnë që mos-puna dhe mungesa e tyre nëpër seanca, të penalizohet.

Publiée par DossierD – RTV Dukagjini sur Lundi 8 octobre 2018