LAJMI I FUNDIT:

Deputetët lituanezë mbështesin anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE dhe NATO

Deputetët lituanezë mbështesin anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE dhe NATO

Në kuadër të vizitës në Kosovë, një delegacion i deputetëve nga Lituania janë takuar sot pasdite me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit u tha se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve do të avancohen përmes angazhimit të përbashkët duke thelluar komunikimin e duke zgjeruar fushat bashkëveprimit.


Kryesuesja e grupit parlamentar lituanez, Laima Andrikiene theksoi se Lituania mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj në mekanizmat ndërkombëtarë, në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO, transmeton KP.

Andrikiene tha se qëndrojnë fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën, siç tha ajo janë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.

Ajo nga këtu ka dënuar edhe agresionin rus mbi Ukrainën dhe foli për sanksionet e Lituanisë ndaj Rusisë.

Nënkryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti tha se në këtë takim u dhanë mesazhe miqësie dhe ka inkurajuar kolegët lituanezë për mbështetjen e Kosovës në vazhdimësi.

“Ne kërkuam mbështetjen e Lituanisë, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO janë prioritet i ynë”, tha ai.

Grupi për Miqësi Lituani- Ballkan Perëndimor të Parlamentit të Lituanisë gjatë ditës është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori