LAJMI I FUNDIT:

Deputetët me lista të hapura, LSI-ja nis betejën në Parlament

Deputetët me lista të hapura, LSI-ja nis betejën në Parlament

Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë në Komisionin e Reformës Zgjedhore listat e hapura të kandidatëve për deputetë dhe reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha dje se ky propozim do të depozitohet në Komisionin e Reformës në mënyrë institucionale, shkruan “Panorama”.


“Zgjedhësit të jenë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për kë zgjedhin dhe kush do t’i përfaqësojë. Ky është një thelb shumë pozitiv dhe i shëndetshëm, një praktikë që edhe vende të tjera e kanë zbatuar. Ky qëndrim politik është një qëndrim që do ta mbajmë edhe në Komisionin përkatës të Reformës. Jo gjithmonë çdo ide ka rëndësi se kush është pro ose kundër, e rëndësishme është që është një ide pozitive dhe e shëndetshme, dhe a pranohet nga zgjedhësit shqiptarë. Tryeza është një mënyrë e mirë për të diskutuar për këtë çështje dhe për të gjetur dakordësitë përkatëse”, u shpreh dje Vasili në një komunikim me gazetarët.

Ndërkohë lidhur me kundërshtitë, duke përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, nënkryetari i LSI-së u shpreh se gjithsecili ka opinionet e tij, por nuk do të ulen me kushte në tryezë. Opsioni i LSI-së u lë partive propozimin e kandidatëve për deputetë, por jo renditjen e tyre, për të cilën duhet të vendosë elektorati. “Personalisht jam kundër listave të hapura, por kjo çështje kërkon një diskutim të gjerë. Unë jam që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR”, është shprehur Kryeministri Rama.

Partia Demokratike është shprehur kundër listave të hapura. Sekretari i Përgjithshëm në këtë parti, Arben Ristani, ka thënë dje se listat e hapura na çojnë në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ka një diskutim këto ditë rreth votimit me ‘listë të hapur’ apo jo. Së pari, votimi me listë të hapur apo të mbyllur është variant i sistemit proporcional. Së dyti, nëse përkrahësit e votimit me ‘listë të hapur’ kanë parasysh nevojën popullore për të shprehur direkt vullnetin për deputetin e dëshiruar prej tyre dhe kufizimin e vullnetit të kryetarëve të partive, atëherë pse të mos kthehemi te sistemi mazhoritar?”, shkruan Ristani në një status të tij në “Facebook”, duke reaguar në debatin publik për listat e hapura.

Në vijim të qëndrimit të tij, Ristani shprehet se listat e hapura nuk janë një proces teknikisht i lehtë. “Së treti, është domosdoshmëri që votimi të jetë një proces sa më i thjeshtë për votuesin, dhe këtu kam një pyetje për ata që përkrahin sistemin proporcional me listë të hapur. A e dinë dhe e kanë parasysh se si teknikisht realizohet ky lloj votimi?”, pyet Ristani, që tregohet skeptik për listat e hapura. I pari që hodhi idenë e listave të hapura ishte kryetari i LSI-së, Ilir Meta, javën e shkuar, në një seminar të organizuar nga KQZ.

“Unë mendoj që problemi demokratik i Kodit është që listat duhet të jenë të hapura. Kjo e bën të pashmangshme pastaj dhe vetë demokratizimin e partive, sepse krijon lidhjen e qytetarit me votuesin. Pra, deputetët nuk janë thjesht partiakë, por janë më shumë parlamentarë, sepse kanë një raport tjetër me votuesin dhe do të ruajnë një raport edhe me drejtimin e partisë, edhe me qytetarët. Unë këtë gjë e kam mbështetur dhe e mbështes pavarësisht nga vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e saj. Sepse në këtë mënyrë, ne më shumë sesa kemi një sistem parlamentar demokratik, kemi një sistem dypartiak, trepartiak apo katërpartiak, kjo nuk është shumë e shëndetshme”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori