LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e opozitës përplasen me Golën në Komisionin ku po raportonte ministrja Nagavci

Deputetët e opozitës përplasen me Golën në Komisionin ku po raportonte ministrja Nagavci

Deputetë të opozitës dhe pozitës janë përplasur në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Deri tek përplasja në mes të dy deputetëve ka ardhur kur kryetari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Ardian Gola nuk ia ka dhënë fjalën deputetes së PDK-së Eliza Hoxha, me arsyetimin se po e konsumon kohën kot.

Anëtarja e këtij komisioni, Eliza Hoxha ka deklaruar se janë bërë shkelje ligjore në emërimin e një anëtari të jashtëm të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Për këtë, ajo ka kërkuar nga ministrja Arbërie Nagavci, që të bëhet zëvendësimi i tij, por që kjo e fundit tha se i njëjti është përzgjedhur nga partnerët ndërkombëtar.

“Elizë të lutem mos e konsumo kohën me çështjet që nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës”, tha Gola.

Ndërsa, Hoxha theksoi “e konsumoj edhe mirë… tema është e njëjtë, për ligj po flas”.

Ndërsa Gola tha se çështjet që kanë të bëjnë me KSHC janë çështje tjera.

“Nuk mundesh me ma ndalu”, tha Hoxha.

“Jo, mundem se pse duhet me ju dhënë hapësirë tjerëve”, tha ai.

Pas kësaj përplasjeje, deputetja Hoxha edhe deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi në shenjë proteste e ka lëshuar mbledhjen e komisionit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori