Memphis Depay e ka siguruar Lyonin se vazhdon të jetë krejtësisht i fokusuar te klubi aktual.

Sulmuesi holandez është shënjestër e Barcelonës dhe ishte shumë pranë kalimit në Camp Nou në ditët e fundit të afatit kalimtar, mirëpo Blaugranët nuk ia dolën ta transferonin, pasi duhej të shitnin lojtarë.

Me gjithë interesimin e klubeve tjera dhe pritjen reale për t’u larguar, 26-vjeçari vazhdon të jetë i përqendruar në Ligue 1.

Lyoni fitoi 4-1 ndaj Monacos në fundjavë, ndërsa pas ndeshjes, Depay, i cili ishte njëri nga golashënuesit, tregoi zotimin e tij për klubin.

Memphis Depay si asnjë lojtar tjetër – ylli i Lyonit me mesazh special për Van Dijkun e lënduar Memphis Depay si asnjë lojtar tjetër – ylli i Lyonit me mesazh special për Van Dijkun e lënduar

“Gjithmonë kam qenë i fokusuar te OL, madje edhe gjatë afatit kalimtar. E ardhmja ime nuk është arsyetim që të mos e kryej punën time”.

“Si lojtar, gjithmonë dua të jap më të mirën dhe t’i jap diçka më shumë skuadrës”, ka thënë Depay për Telefoot. /Telegrafi/