LAJMI I FUNDIT:

Denveri kaloi në epërsi ndaj Phoenix në gjysmëfinalen e Perëndimit

Denveri kaloi në epërsi ndaj Phoenix në gjysmëfinalen e Perëndimit

Denver ka kaluar në epërsi në gjysmëfinalen e play-offit të Konferencës Perëndimore kundër Phoenix pas fitores 125-107 në shtëpi.

Ndeshja nuk ishte e baraspeshuar, pasi që kur kishin mbetur 7:40 minuta, Denver kishte mbi 20 pikë epërsi.


Jamal Murray me 34 pikë dhe 9 asistime dhe Aaron Gordon me 23 pikë dhe 6 kërcime ishin të shkëlqyer në ekipin fitues.

Në anën tjetër, Kevin Durant shënoi 29 pikë dhe kishte 14 kërcime, ndërsa Devin Booker me 27 pikë dhe 8 asistime.

Denveri është nikoqir edhe në duelin e radhës, i cili do të luhet të martën. /Telegrafi/