Pau Norbert Cebrian Devis i cili ishte asistent i gjyqtarit kryesor javën e kaluar në El Clasico është suspenduar nga La Liga.

Sipas radio stacionit spanjoll Cadena SER e gjitha kjo ka ndodhur pasi ai ishte ‘tejet miqësor’ me lojtarët e Barcelonës.


Para ndeshjes asistenti i gjyqtarit ishte parë duke u sjellë në mënyrë shumë të shoqërueshme me lojtarët e klubit katalunas.

Këtë javë asistenti nuk është parë në asnjë ndeshje në La Liga dhe kështu pritet të ndodh edhe javën tjetër, pasi suspendimi i tij është dy javor. /Telegrafi/

Anësori dhe Messi duke u përshëndetur para ndeshjes në fushën e Camp Nou.

telegrafi sport app