KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër 225 milimetra në sheshin “Xhorxh Bush”, gjatë punimeve të kryera nga operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës.

Si pasojë e dëmtimit, objektet në këtë zonë do të mbesin pa furnizim me ujë deri në sanimin e defektit.


Sipas njoftimit, dëmtimi është i natyrës më të ndërlikuar dhe riparimi mund të marrë më shumë kohë.

Ekipet e mirëmbajtjes së ujësjellësit janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt. /Telegrafi/