LAJMI I FUNDIT:

Demolli: Në Kampionatin Botëror jemi të barabartë me të gjitha shtetet

Demolli: Në Kampionatin Botëror jemi të barabartë me të gjitha shtetet
(Foto: Screenshot/KOK)

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot (e diel) të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që fillon sonte në Beograd.

Ekipi tentoi të kalojë kufirin në Merdarë, por pas dy orë pritjeje në kufi dhe kontrollimi të detajuar të automjetit dhe veshjeve, policia serbe mori vendim që ekipi kosovar të mos vazhdojë tutje.


Kjo ishte hera e tretë që ekipi i boksit u nis drejt Serbisë, këtë herë pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-s, njofton KP.

Sekretari gjeneral i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se ata pritën rreth dy orë në pikën kufitare në Merdar dhe prapë nuk u lejuan që të kalojnë tutje.

“Kjo është hera e tretë që shkojmë në kufi për të shkuar në Kampionatin Botëror i cili fillon sot…”.

“Pasi shkuam në Merdar, aty qëndruam dy orë, kaluam procedura e policisë dhe kontrolluan bagazhin, prapë na panë me uniforma të Kosovës, na e fotografuan uniformën dhe ne menduam se do të na lejojnë të shkojmë… dhe pas dy orësh erdhi shefi i kontrollit dhe policisë dhe na tha që i vjen keq, ju jeni sportistë, por ne kemi dikë më lartë se ne dhe nga qeveria na vjen që prapë Kosova nuk mund të udhëtojë për në Serbi dhe të marrë pjesë në Kampionatin Botëror”, ka thënë Demolli.

Ai shtoi se ata kanë këmbëngulur që të përfaqësohen në këtë eveniment sportiv me simbole te shtetit të Kosovës dhe se në të kundërtën nuk do të pranonin të merrnin pjesë.

“Shumë e padrejtë, sepse ne jemi sport. Ky është organizim i AIBA-së, i Federatës Botërore. Serbia mund të mos lejojë që në shtet të saj të merrni pjesë kurse në Kampionatin Botëror ne jemi të barabartë më të gjitha shtetet dhe ne kemi kërkuar që të ngritet flamuri i Kosovës, himni i Kosovës, ceremonia të bëhet me flamur tonin, por edhe të, por edhe të paraqiten boksierët me logo të shtetit, përndryshe ne nuk do të merrnim pjesë”, ka theksuar tutje Demolli.

Kurse zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, bëri të ditur se drejtuesit e KOK-ut janë në kontakte me drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-n për të parë se cilat janë masat ndëshkuese që do të merren ndaj shtetit të Serbisë.

“Sigurisht se kjo është një gjë e papranueshme sepse politika nuk duhet të përzihet në sport, kjo nuk ka të bëjë asgjë me sportin, është kryekëput politikë e Qeverisë së Serbisë. Komiteti Olimpik i Kosovës, kryesisht drejtuesit e saj, presidenti Ismet Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm Besim Aliti janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar si dhe me Federatën Ndërkombëtare te Boksit, AIBA-n për të marr masat më të rënda për shtetin e Serbisë dhe vet organizatorin e këtij botërori”, ka deklaruar Krasniqi.

Këtë sjellje të Serbisë kundër Kosovës e ka cilësuar si skandal edhe Komiteti Olimpik Shqiptar. Për KOKSH kjo ngjarje është një situatë e patolerueshme dhe e turpshme që njollos sportin dhe bie në kundërshtim me Vlerat Olimpike dhe Parimet e Olimpizmit.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori