LAJMI I FUNDIT:

Demolli në Halifax merr mbështetje nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania

Demolli në Halifax merr mbështetje nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Halifax të Kanadasë ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri u takua me senatorin John McCain, nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Brian McKeon, sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon si dhe me sekretarin e Mbrojtjes së Parlamentit të Gjermanisë, Ralf Brauskiepe.

Ministri Demolli e falënderoi senatorin McCain për mbështetjen e tij gjatë dy dekadave  për Kosovën, si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të palëkundur të angazhimit amerikan në Kosovë.


Nga ana e tij, senatori konfirmoi se po planifikon të vizitojë Kosovën së shpejti dhe të shoh nga afër progresin e arritur, si dhe të konfirmojë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar ndaj angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizionin euroatlantik të shteteve të Evropës Juglindore.

Gjithashtu, ministrit Demolli në Halifax, zhvilloi takim me nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes, Brian McKeon, ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, së bashku me ministrat tjerë të rajonit.

Në këtë takim, ministri Demolli bisedoi me nënsekretarin McKeon, lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe proceset nëpër të cilat është duke kaluar FSK-ja. Fokusi parësor i këtij takimi ishte bashkëpunimi shumëpalësh si dhe angazhimi i të gjitha vendeve të rajonit në integrimet euroatlantike.

Në fjalën e tij, ministri Demolli theksoi rëndësinë që rajoni ynë të mbetet i përkushtuar në vlerat e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, si dhe njëkohësisht të rrisin bashkëpunimin e tyre në kuadër të rrugëtimit për të qenë vende anëtare të NATO-së.

Ministri i FSK-së përshëndeti ftesën që NATO-ja i ka bërë Malit të Zi, duke shprehur mbështetjen e plotë të vendit tonë, si dhe potencoi rëndësinë që NATO-ja të mbajë politikën e derës së hapur, për të gjitha shtetet e rajonit që ndajnë vizionin për të qenë pjesë e kësaj organizate.

Po në Halifax, ministri Haki Demolli pati rastin të takoi sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar  Michael Fallon, të cilin e falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së në veçanti.

Sekretari Fallon e përgëzoi ministrin Demolli për sukseset e kadetëve të FSK-së, sidomos për medaljen e artë në “Cambrian Patrol”, si dhe konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon FSK dhe Republika e Kosovës.

“Me këtë rast, ministri Demolli i konfirmoi homologut te tij britanik se këto suksese nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe e ftoi sekretarin Fallon që të vizitojë Kosovën, ftesë të cilën Ai e pranoi me kënaqësi”, thuhet në njoftimi e Ministrisë.

Gjithashtu, ministri Demolli pati një takim të frytshëm me Sekretarin Parlamentar për Mbrojtje, Ralf Brauskiepe, i cili në këtë forum përfaqësonte ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë, me të u diskutuan aspektet dypalëshe të bashkëpunimit, me ç‘rast ministri Demolli falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe FSK-në.

Brauskiepe, konfirmoi se shteti i tij, do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet, si dhe theksoi se Gjermania do të jetë përkrahë FSK-në në procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura.

Të gjitha takimet në margjina të Forumit të Halifax-it, ishin jashtëzakonisht të suksesshme sidomos në sigurimin e mbështetjes së vazhduar të partnerëve tanë, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori