LAJMI I FUNDIT:

Demokratët: FBI nuk ka kapërcyer kompetencat

Demokratët: FBI nuk ka kapërcyer kompetencat

​Demokratët kanë publikuar një memorandum që sfidon pretendimet e republikanëve se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë mbikqyrëse të qeverisë, në hetimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte ndaluar më parë publikimin e plotë të këtij dokumenti. Në dokumentin e demokratëve kundërshtohen pretendimet e bëra në një memorandum të mëhershëm të republikanëve dhe adresohen shqetësimet afatgjata të FBI-së, për lidhjet e ndihmësve të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.


Demokratët kanë shkruar se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë ‘nuk kanë abuzuar’ me procedurat dhe nuk kanë ‘përmbysur’ rregullat qeveritare, kur kanë kërkuar leje nga gjykata për të vëzhguar një anëtar të ekipit të fushatës së Trumpit. Republikanët në Komitetin e Inteligjencës kanë publikuar memorandumin e tyre më 2 shkurt, duke akuzuar dy organizata të zbatimit të ligjit se kanë qenë paragjykuese kundër Trumpit dhe kanë fshehur informacion, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në politikën amerikane dhe ndonjë lidhje me ekipin e Trumpit.

Dokumenti i republikanëve supozon se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë kërkuar leje për të vëzhguar ndihmësin e fushatës së Trumpit, Carter Page, i cili kishte kontakte të gjera me rusët. Të paktën 5 persona, duke përfshirë 3 ish-ndihmës të Trumpit kanë pranuar fajësinë në hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller, ndonëse akuzat kanë qenë të lidhura në fushën financiare dhe jo drejtpërdrejt supozojnë bashkëpunim me Rusinë.

Në këto hetime janë paditur 13 rusë dhe 3 kompani po ashtu ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori