LAJMI I FUNDIT:

Demokracitë e Facebook-ut dhe Antinjeriu

Demokracitë e Facebook-ut dhe Antinjeriu

Adriana Istrefi

Jemi të lirë… Sot përjetimi i lirisë e ka tejkaluar lirinë prej vërteti. Sot liria është thyer në mijëra copëza të antinjeriut modern. Sot liritë e mëdha përjetohen vetëm atëherë kur akti i të menduarit liri përkthehet në banalitet.


Njeriu modern është kthyer në një metamorfozë antivlerash të cilat shiten si vlera në tregun e suksesit që shkon deri në oborrin e shtëpisë së tjetrit.

Nëse në shekullin e kaluar flitej për gotën gjysmë plot të një optimisti, sot ne flasim për trutë bosh dhe rëndesën e tangërllëkut që flet gjuhën e njeriut modern. Sot ne kemi gjithfarë soji e mishmashi, me ngjyra dhe pa ngjyra, barkbosh dhe brekëgrisur që i vërtiten lirisë së tjetrit me dorën e pushtetit.

Sot vlerat nuk janë më të përcaktuara. sepse sot ne nuk flasim për lëvizje populiste apo sovrane; ne jemi në epokën e shoqërisë politike.

Nëse në shekullin e kaluar roli i njeriut ishte të qënurit individ human, sot humanizmi është thjesht një maskë digjitale 10 centëshe në mediat sociale. Shoqëria moderne është kërrusur kaq shumë nga individualizmi ekstrem saqë Tokëvilli duket sikur është ringjallur me despotizmin që po prodhohet sot.

Sot kemi njerëz ku përjetimin lirisë e kanë thjesht akt imagjinate duke prodhuar individë të heshtur, të kequshqyer, të dhunuar nga vetë qenia e tyre e kthyer në një flamur të shkymë.

Nëse në shekullin e kaluar, arti ishte ushqim për shpirtin, sot të quajnë të çmendur nëse lexon Balzakun. E kjo nuk është çudi në një epokë digjitale, ku debati i lindur në Facebook prodhon histori, famë, vlerë, lëvizje e madje madje mitingje.

Nëse në shekullin e kaluar “Makiaveli“ lexohej ashtu siç ishte, sot shërben si një doktrinë për të kapur pushtetin e kthyer në dinasti. Sot një ligj nuk është më rregullator i shoqërisë, por e drejta pozitive që shfajëson gjithmonë më të fortin. Epoka e statusit të skllavit është rikthyer sërish në një formë të moderuar të një demokracie Facebook-u që matet përmes komenteve.

Nëse në shekullin e kaluar të bërit luftë shihej si një deficion të kërkimit të paqes, sot paqja është mania për të qenë Tjetri, Askushi, Dikushi pa emër. Të paturit dinjitet do të thotë të jesh i mjerë ndërsa të jesh Servil do të thotë të krenari. Një gërryerje e njeriut e ka kthyer në një antinjeri, ku gjithçka bëhet vetëm për euforitë e radhës, në një demokraci të shtrembëruar.

Nëse në shekullin e kaluar, edukimi ka qenë mision dhe arsimi shkalla më e lartë e mjeshtërimit, sot jo vetëm që kemi një shoqëri ç´edukuese, por më shpejt të vjen diploma në shtëpi sesa ndodh i gjithë procesi i arsimimit.

Nëse në shekullin e kaluar shpikjet e reja lulëzonin në emër të humanes, sot jo vetëm nuk kemi çfarë të shpikim, por jemi bërë përsëritës të vetvetes duke prodhuar zëra që nuk dëgjohen, shumë vesh të shurdhër dhe një filozofi boshe.

Nëse në shekullin e kaluar shihej për nga e ardhmja, sot e ardhmja është vetëm e zezë, pa formë, anjerëzore, antihumane, pakurrizore dhe vetëm politike, çudibërëse, shpotitëse dhe mbytëse.

Sot dhe vetëm sot tymnaja e pushtetit prodhon iluzione shkatërrimtare të një Njeriu që ka vdekur që në lindje, që kurrë nuk ka prodhuar ëndrra fëminore, por vetëm një mplakje të shpirtit, ndjenjës dhe heroizmit për të prodhuar guxim për të jetuar.

Mbase kjo sot nuk duhet jetuar…

Në trend

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Kalo në kategori