LAJMI I FUNDIT:

Demi: Për krizën energjetike të flasin politikanët që janë përgjegjës për këtë krizë

Demi: Për krizën energjetike të flasin politikanët që janë përgjegjës për këtë krizë

Agron Demi nga Instituti GAP, përgjegjës për krizën energjetike në vend i bën politikanët që ia shitën distribucionin e KEK-ut një kompanie turke, që është pronë e dhëndrit të Erdoganit.

Demi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “energjia që e prodhon KEK- nuk është e mjaftueshme dhe duhet me importu energji. E kjo është përgjegjësi e një kompanie private të cilën Hasha & co ia kanë shitë për 26 milionë euro dhëndrit të Erdoganit”.


“E në vend se televizionet me ftu ekspertë të energjisë me diskutu për gjendjen energjetike, ftohen Ramushi & co për me shpërnda pallavra bajate. Kur para dhjetë vjetëve protestojshim edhe fizikisht kundër shitjes së KEDS, këta politikanë na akuzojshin se po i rrezikojmë investime e huaja”, ka shkruar Demi.

Postimi i plotë i Demit

“Krejt çka duhet që dezinformatat të marrin hov, është që për krizën energjetike të flasin politikanët që janë përgjegjës përse kemi këtë krizë.

Ajo çka është në dorë të Qeverisë, KEK-u, është duke prodhu me kapacitet të plotë. Ma shumë nuk ka ku shkon se veq i del tymi.

Por energjia që e prodhon KEK- nuk është e mjaftueshme dhe duhet me importu energji. E kjo është përgjegjësi e një kompanie private të cilën Hasha & co ja kanë shitë për 26 milionë euro dhëndërrit të Erdoganit.

E përveç që e kanë privatizu një aset me rëndësi strategjike për sigurinë dhe ekonominë e vendit, qeveritë e PLAN pa dallim e kanë mbushë bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me militantë partiak që jo vetëm nuk e kanë mbajtë përgjegjës KEDS-in, por edhe i kanë kriju favore me ju shmangë obligimeve kontraktuale për investime në rrjet. Tash, Kuvendi ka zgjedhë një bord profesional dhe të paanshëm dhe kam besim se KEDS nuk ka me mundë me ba hajgare me 1.8 milionë banorë sikurse deri më tash.

E ata që janë përgjegjës për këtë nuk po dënohen nga gjykatat, ani pse ka disa vjet që rasti është ngritur nga prokuroria.

E në vend se televizionet me ftu ekspertë të energjisë me diskutu për gjendjen energjetike, ftohen Ramushi & co për me shpërnda pallavra bajate. Kur para dhjetë vjetëve protestojshim edhe fizikisht kundër shitjes së KEDS, këta politikanë na akuzojshin se po i rrezikojmë investime e huaja”, ka shkruar Demi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori