LAJMI I FUNDIT:

Demi: Kosova dhe Shqipëria po i përsërisin marrëveshjet

Demi: Kosova dhe Shqipëria po i përsërisin marrëveshjet

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, thotë se marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po përsëriten.

Demi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se disa marrëveshje janë nënshkruar dy ose tri herë, por që nuk po zbatohen.

Ai ka përmendur edhe marrëveshjen për eliminimin e tarifave të romingut, e cila po nënshkruhet për herë të dytë.

Ndryshe, në takimin e pestë tradicional të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në qytetin e Pejës, është bërë edhe nënshkrimi i nëntë marrëveshjeve, veçanërisht për unifikimin doganor dhe heqjen e tarifës së shërbimit të romingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet Kosovë dhe Shqipërisë.

Për heqjen e tarifave të romingut Kuvendi i Kosovës në muajin qershor e kishte miratuar një rezolutë të veçantë. /Telegrafi/