LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Serbia dëshiron precedent për shkëmbim territoresh, qëllimi i saj final “Serbia e Madhe”

Demhasaj: Serbia dëshiron precedent për shkëmbim territoresh, qëllimi i saj final “Serbia e Madhe”

Arton Demhasaj nga “Çohu” ka thënë se preidenti serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë dha porosi politike dhe porosi strategjike e ekonomike.

Demhasaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka dashur të jap porosinë se edhe pse po flitet për dialog, ai viziton Ujmanin sepse nuk është në kontrollin e Kosovës.


“Qëllimi i tij ka qenë për t’i treguar Kosovës se për këtë liqen që ju po flisni, nuk e keni nën kontroll dhe e kontrolloj unë”.

Sipas pjesëtarit të shoqërisë civile, është e pashpjegueshme nga Qeveria e Kosovës pse të lejohet Vuçiqi të vizitojë Ujmanin kur dihet se atje nuk ka njerëz, liderët zakonisht vizitojnë njerëzit dhe popullin e tyre.

“Mesazhi politik ka qenë i njëjtë si Millosheviqi, por ky ka zgjedhë ta jep këtë mesazh në një mënyrë tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se qëllimi i Serbisë është të krijoj një precedent ndërkombëtar të shkëmbimit të territoreve, që pastaj ta përdorë për krijimin e “Serbisë së Madhe”.

“Qëllimi i Serbisë është të krijoj një precedent ndërkombëtar të shkëmbimit të territoreve, që ajo pastaj ta merr Republika Srpska, dhe të shkoj drejt finales që e tha edhe Vuçiqi, krijimit të “Serbisë së Madhe”.

“Nuk është e rrezikshme për Serbinë nëse shkëmben territore me Kosovën, qoftë edhe nuk e merr Ujmanin”, tha më tej Demhasaj.

Demhasaj ka thënë se Kosova e ka humb momentumin që të kërkojë dëmshpërblim për gjenocidin e Serbisë dhe dëmet e luftës.

Ai thotë se nëse vendosen tri vijat e kuqe për Serbinë, faktori politik mund të bashkohet.

“Nuk duhet të lejojmë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, nuk duhet të lejojmë shkëmbim të territoreve, sepse i shkon në favor Serbisë dhe e pika e fundit që duhet je tetë për formimin e një platforme është kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB”, deklaroi Demhasaj, duke thënë se kërkesat e tillë nuk besoj se do t’i refuzonte ndonjë subjekt politik./Telegrafi/