Dëmet që iu shkaktuan bizneseve nga reduktimet e rrymës arrijnë në miliarda euro
Mos furnizimi stabil me energji eklektike vazhdon t’u shkaktojë dëme të mëdha financiare bizneseve që funksionojnë në Kosovë. Mungesa e rrymës, sipas drejtuesve të shoqatave të bizneseve, si dhe biznesmenëve, po u shkakton 300 milionë euro dëme bizneseve, vetëm në një vit.
Kështu, nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, i bie që, që nga paslufta, dëmet e bizneseve nga mos furnizimi stabil me energji elektrike kapin shuma të frikshme – vetëm nga viti 2000 e deri më 2018, bizneset kanë pasur humbje miliardëshe.
Dhe avazi i vjetër po vazhdon. Përmirësimet nuk janë vënë në pah, edhe pse Qeveria e Kosovës ka privatizuar rrjetin e distribuimit dhe të furnizimit me energji elektrike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë në një prononcim për Telegrafin se mos furnizimi stabil dhe i pandërprerë me energji elektrike është duke shkaktuar dëme të mëdha bizneseve vendore.
“Për bizneset, mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike është në mesin e top tri barrierave kryesore ndër vite. Mesatarisht, 300 milionë euro në vit janë dëmet direkte dhe indirekte nga mungesa e furnizimit stabil me energji elektrike”, vlerëson Rukiqi.
Ndërsa pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike u shkaktojnë dëme të mëdha financiare bizneseve.
Sipas tij, reduktimet e shpeshta ndikojnë edhe në prishjen e pajisjeve. “Mendoj se A-ja dhe ZH-ja e problemeve të bizneseve në Kosovë është mungesa e energjisë elektrike. Edhe pse ky vit ka qenë premtues, prapë se prapë kemi pasur probleme me reduktime të jashtëzakonshme. Kjo përveç që e rrit koston e prodhimit, shkakton edhe dëme të paevitueshme në prodhim. Ndryshimet në furnizim shkaktojnë probleme edhe në pajisjet e kompanisë dhe avari të shpeshta”, thotë Palushi.
Ai ka treguar se nga mungesa e rrymës kanë dëme mijëra euro në vit. “Kostoja vjetore e reduktimit të energjisë në kompaninë tonë është mbi 200 mijë euro, qoftë në dëmet që shkaktohen nga reduktimet apo defektet tjera si pasojë e aktivizimit të gjeneratorëve”, tha Palushi.
E për tejkalimin e problemit me furnizim me rrymë, vlerësojnë ekspertët, duhet ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike siç është projekti i Termocentralit “Kosova e Re” i cili supozohet të prodhojë me kapacitete prej 450 megavatëve dhe për të ndërtimin e të cilit thuhet se nevojitet një investim prej 1.3 miliard euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre