LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni, çështje edhe e Qeverisë së ardhshme

Demarkacioni, çështje edhe e Qeverisë së ardhshme

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ka bërë që subjektet politike të mobilizohen për arritjen e koalicioneve parazgjedhore.

Koalicioni AAK-NISMA dhe PDK-së, ka bërë bujë të madhe në vend, pasi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se “ka vija të kuqe ndaj partive që ishin në pushtet” – në këtë rast mes PDK-së dhe LDK-së.


Pas arritjes së këtij koalicioni, u tha se lideri i AAK-së do të “mund të ndryshojë qëndrim sa i përket demarkacionit me Malin e Zi”, në rast se koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA) do të qeveriste me vendin pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Një gjë të tillë e ka mohuar kandidati për kryeministër i bllokut PAN, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Istog.

“Nuk tërhiqem nga kauza; sa të jem unë, kufiri është dhe do të jetë në Çakorr”, kishte deklaruar Haradinaj.

Pavarësisht kësaj, analisti Bajrush Morina mendon se “Haradinajt më shumë i intereson karrigia e kryeministrit se sa Çakorri”. I pyetur rreth mundësisë që koalicioni PAN të dalë fitues pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Morina – në një prononcim për Telegrafin – ka thënë se “në vendin tonë gjithçka është e mundshme”.

“Ditëve të fundit janë arritur dy koalicione: i pari mes LDK e AKR në pikë të ditës dhe, i dyti, mes PDK-së e AAK-së e Nismës – pak para gjysmës së natës. Koalicioni i parë ishte koalicion i programeve,. ndërkaq i dyti koalicion i inateve”, ka thënë ai! “Mendoj se rikthimi i ‘krahut të luftës’ në pushtet nënkupton rikthim në vitet 1999-2000 kur gjithë Kosova u mbush me parulla ‘UÇK mos e prek’! Kam frikë se edhe më vitin 2017 do të përballemi me sloganin ‘Koalicioni I komandantëve’”!

Analisti tjetër, Dardan Islami, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi mendon se do të ketë sqarime të mëtutjeshme.

“Rreth demarkacionit mund të presim sqarime. Besoj se do të arrihet një marrëveshje – nën presonin perëndimor, përkatësisht të SHBA-ve”, u shpreh Islami për Telegrafin.

Ai, pra Islami, ka thënë se kjo gjë do ta fuste Kosovën në një fazë të re, ku “gjërat do të lëvizin më ngadalë, për dallim prej viteve të fundit të bllokadës së jashtme dhe të brendshme që po e përjetojmë tash e sa vite”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori